Discover millions of ebooks, audiobooks, and so much more with a free trial

Only $11.99/month after trial. Cancel anytime.

Hija e nemit
Hija e nemit
Hija e nemit
Ebook394 pages7 hours

Hija e nemit

Rating: 3.5 out of 5 stars

3.5/5

()

Read preview

About this ebook

“Kjo histori është absolutisht një bombë!”
“Tensionuese dhe lidhëse nga faqja e parë deri te e fundit.”
“Lexohet rrjedhshëm, njeriu harron të shikojë orën.”
E dini ju, që shkenca gjatë viteve të fundit, pas shumë përpjekjesh, arriti të provojë, që njeriu nëpërmjet mendimeve të tij mund të ndryshojë kodin e tij gjenetik dhe atë të njerëzve të tjerë, deri në aktivizimin e gjenit të vdekjes?
Kur në Kenian e viteve 50-të lufta Mau-Mau pothuajse kishte përfunduar, fati lidhi bashkë Kanoron, djalin e një fshatari kenian, dhe Makenën, një vajzë jetime. Sëbashku ata kërkuan lumturinë e madhe, “të jetonin njësoj si zotërinjtë e bardhe feudal”. Triumfi dhe pasuria e pabesueshme e tyre arriti fundin mjeran, kur ai i mbërthyer nga kriza e moshës mesatare bie në dashuri me Miss Kenia.
Fillon një luftë si në filmat amerikan, me të gjitha mjetet, deri te ritualet vdekjendjellëse dhe magjinë e zezë. Kur fëmijët e Makenës fillojnë të vdesin njëri pas tjetrit, fillimisht askush nuk beson në veprimin vdekjeprurës së nëmeve të vjetra afrikane. Por hap pas hapi shfaqen provat e para shkencore, të cilat trondisin të gjitha përfytyrimet e dritanishme. Kur Kanoro dalloi, se çfarë kishte ndrequr, ishte shumë vonë.
“Zot, mizerja është e madhe!
Ata që unë thirra, shpirtërat, nuk po më ndahen.”
J.W.v. Goethe – Nxënësi magjik
Në këtë triller autori, përpara sfondit historik të çlirimit të Kenias nga fuqia kolonialiste britanike, bashkon ritualet e nëmeve shekullore të sharmanëve të zinj me zbulimet shkencore më moderne mbi epigjenetikën (gjithçka lidhur me gjenet). Çka në fillim tingëllon e pabesueshme, bëhet hap pas hapi një e vërtetë mbytëse.
LanguageGjuha shqipe
PublisherLavi Atkins
Release dateFeb 16, 2018
ISBN9788827572405
Hija e nemit

Related to Hija e nemit

Related ebooks

Reviews for Hija e nemit

Rating: 3.6666666666666665 out of 5 stars
3.5/5

3 ratings0 reviews

What did you think?

Tap to rate

Review must be at least 10 words

    Book preview

    Hija e nemit - E.L. Bono

    HIJA E NËMIT

    E. L. BONO

    Një triller nga Afrika (Kenia)

    Këshillohet të lexohet: 18+

    Informacine për publikimin:

    Botimi i parë

    Vepra, sëbashku me pjesët e saj, është e mbrojtur sipas të drejtës së autorit. Çdo përdorim i saj pa miratimin e shtëpisë botuese dhe autorit është i ndaluar. Kjo vlen në veçanti për shumëfishimin elektronik apo në një formë tjetër, përkthimin, shpërndarjen dhe përdorimin publik.

    DEDIKIM

    Këtë libër unë ja dedikoj:

    Nënës time Gertrude, e cila më ka dhënë një energji të pashterueshme në rrugën e jetës time.

    Babait tim Alfred, i cili ka qenë në jetën time një shëmbull frymëzimi dhe një mësues i mirë.

    Gruas time, e cila më tregon çdo ditë, se ç’është dashuria e vërtetë dhe lojaliteti.

    Vajzës time Lavinia, e cila dritën e kësaj bote e pa në Shqipëri.

    FALENDERIM

    Unë falenderoj të gjithë personat, të cilët më kanë ndihmuar në shkrimin e këtij libri, në veçanti falenderoj vjerrën dhe gruan time për intervistat e shumta, tregimet dhe kontaktet me personat e kësaj historie në Kenia dhe natyrisht familjen, e cila më dha historinë bazë të këtij romani. Unë falenderoj lektorët e mi, zotin Ilir Bejko, i cili është kujdesur për rrjedhshmërinë e leximit, zonjën Christa Krösl, e cila më futi në fushën e epigjenetikës dhe më ndihmoi shumë me njohuritë e saj në kërkimet e mia shkencore, zotin Andreas Linhart, i cili më qëndroi pranë me eksperiencën e tij në fushën e gazetarisë dhe zotin Herbert Schenk, i cili është kujdesur, që pjesa shkencore të mos rrëshkasë në pseudoshkencë si dhe një falenderim i veçantë vlen për zonjën Martina Paul, e cila si lektore me përvojë më ndihmoi të mbaja lapsin.

    Gjithashtu falenderoj dy përkthyesit, zonjën Eva Caci dhe zotin Ilir Bejko, të cilët e përkthyen librin nga gjermanishtja në shqip dhe zotin Çlirim Mukli për redaktimin e versionit në gjuhë shqipe.

    E. L. BONO

    PARATHËNIE

    Duke patur fatin, që një ditë prej ditësh gjatë një udhëtimi për pushime të bija në dashuri me një keniane, e cila më vonë u bë gruaja ime e dashur, unë kam mësuar shumë jo vetëm mbi historinë dhe kulturën e këtij vendi, por kam njohur edhe shumë kenianë dhe fatet e tyre pjesërisht dramatike, në veçanti gjatë luftës Mau-Mau. Ritualet fisnore në këtë vend afrikan, të përziera me kulturën kristiane të fuqive kolonialiste, i ka gdhendur këta njerëz në një formë dhe mënyrë shumë të veçantë.

    Një vend, në të cilin gjatë gjithë vitit pemët lindin fruta, i detyron njerëzit të moskujdesen dhe të mosmendojnë për të ardhmen. Prandaj ata jetojnë më shumë momentin dhe dinë, se si ta jetojnë dhe shijojnë këtë. Veprimet e tyre karakterizohen më shumë nga instinktet e prejardhjes si ushqimi, pirja, seksi, fjetja ose të dominuarit, të cilat nuk ju nënshtrohen rregullave shoqërore ose shoqërive të civilizuara.

    Megjithëkëtë shoqëria jonë konsumatore nuk kaloi pa lënë gjurmë në këtë kulturë dhe joshja materialiste e çiftëzuar me nevojat themeltare të tyre i çon këta njerëz shpesh në veprime të pazakonta, spontane ose të nxitura nga momenti.

    Shumë nga ritualet e tyre spirituoze, nëmet dhe thirrjet e shpirtërave unë në filim i kam anashkaluar si çmendurira të vjetëruara të „paraardhësve të tyrë të egër-, deri kur një ditë interesimi për epigjenetikën më hapi sytë për një vështrim ndryshe të tyre. Papritur njohuritë shkencore profunde mbi fuqinë e matshme dhe forcën vepruese të mendimeve dhe ndjenjave e shndërruan këtë magji të parë deri tani si tralala në fakte fizike të matshëm. Gjëra, të besueshme ose jo deri tani dhe të cilat mua më shkaktonin vetëm një buzëqeshje të shtirur e të lodhur, papritur qëndronin përpara meje në formën e fakteve shkencore të vërtetueshme. Buzëqeshja më ngriu shumë shpejt dhe fuqia faktike nëmeve dhe lutjeve më la pa frymë dhe filloi edhe të më frikësonte.

    Të gjitha historitë, të cilët më kishin treguar deri tani, morën një dimension krejt tjetër. Për mua po dukej kështu, sikur një përrallë për fëmijë papritur të vërtetohej si një fakt historik. Sikur të ishte gjetur prova shkencore, që fëmijët i sjell lejleku.

    Gjatë gjithë kohës bota e shkencës sjell njohuri të reja dhe surprizuese të cilat pa ndërperje ndryshojnë tabllonë e krijuar për njeriun dhe forcën e shpirtit të tij.

    Historia në vijim bazohet në fakte nga gojëdhënat e ardhura nga burime të ndryshme, të zgjeruara nga fantazia e autorit si dhe fakte historike e shkencore, të cilat u kërkuan me seriozitet dhe u përpunuan sëbashku në një roman.

    Lëreni veten të surprizohet!

    PARATHËNIE PËR BOTIMIN NË GJUHËN SHQIPE

    Fati më ka dashur. Një projekt më pruri përpara disa vitesh në Shqipërinë e njohur vetëm nga librat. Me kalimin e kohës unë mësova ti dua aq shumë shqipëtarët shumë mikëpritës, vendin dhe jetën e tyre, sa u bë për mua dhe familjen time atdheu im i zgjedhur.

    Afrika, në veçanti Afrika qendrore, ky luhen ngjarjet e këtij romani, është, siç unë kam mësuar, për shqipëtarët një njollë e panjohur e kësaj bote, në Shqipëri mezi gjenden një grusht me afrikanë, shumica futbollistë nga Nigeria. Megjithëkëtë gjatë një vështrimi të kujdesshëm nuk shfaqen vetëm ndryshime kulturore, por edhe ngjashmëri, të cilat mbi kontinente dhe shekuj janë zhvilluar në mënyrë të ngjashme.

    Prandaj unë e gjeta shumë interesante, që këtë histori afrikane ta bëj të mundur për Skipëtarët në gjuhën e tyre dhe gëzohem shumë, që ky projekt u realizua.

    Pjesa e parë

    Fillimi

    1947, Rift Vallei, Kenia

    y është fillimi i një historie të përditshme dashurie e cila filloi si romantike, e ngjizur nga një skllavëri e ndërsjellë, e cila e gjeti kulmin e saj në një dëshirë të brendshme reciproke për shkatërrim. Kjo është dashuria midis Makenës dhe Kanoros nga Rift Vallei, aty ku gjendet djepi i njerëzimit, jo i të qenit njerëzor, por i natyrës së vërtetë njerëzor.

    Kjo ditë nuk ndryshonte shumë nga të tjerat. Ishte nxehtë dhe qielli disi i turbullt e bënte diellin të dukej sikur i mungonte vullneti. Ky ishte një mashtrim, pasi në të vërtetë dielli i thithte ajrit edhe bulëzën e fundit të ujit. Prej shumë kohësh nuk kishte rënë pikë shiu, megjithëse ishte koha e reshjeve. Shtrati i lumit Ewaso-Narok ishte pothuajse tërësisht i thatë. Krokodilët ishin tërhequr në ato pak pellgje të mbetura uji dhe, gjatë ditës, kush mundej merrte arratinë poshtë ndonjë hijeje.

    Vetëm mizat bënin përjashtim. Të palodhura, ato e shijonin këtë ditë feste dhe i vinin vërdallë copës së mishit që ishte duke u tharë prej ditësh nën diell. E thënë më saktë, ato u gëzoheshin copave të mishit të cilat nuk u kishin pëlqyer hienave.

    Shija disi e ëmbël, tipike, e mishit të njeriut dhe të majmunit, i ndillte mizat me një fuqi magjike. Ky është një vend i përsosur ku ato lëshojnë vezët e tyre. Dy leopardë të vegjël ishin ata që e gjetën të parët kufomën. Gjuetia në këtë kohë të vitit ishte shumë e lodhshme, kishte pak kafshë të gjalla në lëvizje, pasi ato fshiheshin nën hije. Kur dështonin dy ose tri përpjekjet e para për të kapur ndonjë kafshë të gjallë, leopardët e zhgënjyer pranonin të hanin edhe një copëz mishi jo shumë të freskët.

    Por as kjo nuk ishte e lehtë për t’u marrë, sepse qëndronte varur lart mbi tokë dhe nuk mund të arrihej me një kërcim. Ata duhej të kacavirreshin në pemën e vjetër, degët e së cilës pjesërisht ishin duke u thyer dhe përpjekjet e para për të arritur te copa e mishit dështonin me një përplasje në tokë.

    Vetëm njëri prej tyre, me një kërcim të guximshëm, u hodh nga një degë drejt kufomës së varur dhe arriti t’i ngulte kthetrat në të. Ai ia doli të shqyente me dhëmbë përgjysmë një këmbë dhe ta zhvaste duke u përplasur bashkë me copën e mishit në tokë. Suksesin e tij, leopardi tjetër e shfrytëzoi menjëherë për vete dhe mes tyre filloi një luftë e egër për mishin e dekompozuar.

    As hienave nuk po u ecte më mbarë, por ato janë më të lehta se leopardët. Pas disa përpjekjeve, ato mundën të tërhiqnin poshtë pjesët më të mëdha të kufomës.

    Lart në pemë nuk kishte më mish. Vetëm litari, në të cilin vareshin copat e fundit të mishit, ishte i paprekur. Disa lecka rrobash ishin ngjitur në gjakun e thatë. Një erë e lehtë filloi të mbulonte sandalet e pluhurosura me rërë. Dukej shumë qartë që nuk ishte mish majmuni, por bëhej fjalë për mbetjet e një trupi njerëzor.

    Për herë të parë, në momentin kur ai zgjodhi vetëvrasjen, ishte në gjendje të gjykonte për jetën e tij. Shpesh herë është më e lehtë të shikosh vdekjen në sy se sa të përballesh me të vërtetën.

    -Lëreni të varur! Le të fryhen shtazët me pjesën e mbetur nga ai!- tha komandanti i truprojës. -Është  vetëm një nga zezakët e qelbur, të pavlerë!

    -Kush e ka varur kaq lart dhe pse?- pyeti njëri nga grupi.

    -Nuk e kam idenë! Nuk do të na marrë malli për të, por unë, sidoqoftë, po e raportoj.

    Pas këtyre fjalëve, grupi i kalëruesve u ktheu shpinën pjesëve të mbetura të kufomës dhe vazhdoi rrugën. Vizatimet e gdhendura në trungun e pemës nuk i ranë në sy asnjërit. Në to dalloheshin katër njerëz të skicuar me viza, tri vajza dhe një djalë, të rrethuar nga një zemër ku shkruhej: U thoni fëmijëve dhe gruas sime, që  i dua!.

    ----

    Në ditët pas Luftës së Dytë Botërore Kenia u bë gjithmonë e më shumë një zonë e frikshme. Jo e gjithë Kenia, por në veçanti zona pjellore e Rift Vallei, ku historikisht jetonin fshatarët e Kenias, të cilët quheshin kikuju. Britanikët që u vendosën atje me fermat e tyre, përjetuan një rritje ekonomike gjatë luftës, pasi ata mbulonin pjesën më të madhe të kërkesave të Britanisë për ushqime. Kjo çoi në blerjen në masë të makinerive bujqësore, pasi edhe fuqia punëtore gjatë luftës ishte e rrallë, meqenëse shumë zezakë ishin thirrur në shërbimin ushtarak.

    Kikujutët, kur u kthyen nga lufta, i priste një dilemë e dyfishtë. Nga njëra anë ata kishin në dispozicion më pak tokë bujqësore se kurrë më parë, sepse kolonialistët e bardhë, me kalimin e kohës, kishin marrë shumë tokë dhe nga ana tjetër, për shkak të modernizimit, në fermat e të bardhëve nevojitej më pak fuqi punëtore. Kështu që shumë djem të rinj tani ishin të padëshiruar në rezervatet e mbushura plotpërplot dhe nuk gjenin punë. Ndërsa që ata të gjenin një copë tokë për ta punuar, as që bëhej fjalë.

    Një përpjekje e administratës koloniale për t’iu kthyer zezakëve një pjesë të vogël të tokës, e cila u ishte marrë atyre me dhunë, dështoi me rezistencën e fuqishme të kolonialistëve të bardhë.

    Toka në traditën e kikujuve ishte dhe është baza thelbësore e jetesës. Pa tokë s’ka kafshë, pa kafshë nuk ka pajë për themelin e një familjeje, pa tokë mungon kujdesi për të moshuarit. Gjendja ishte shumë e vështirë. Edhe ato pak toka të zezakëve, për shkak të shfrytëzimit të skajshëm, ishin bërë më pak pjellore dhe të bardhët  shumë ligje që i kishin nxjerrë para Luftës së Parë Botërore, tani i zbatonin në mënyrë të rreptë.

    Kështu taksa e kasolles për zezakët u rrit nga 2 në 25 shilingë kenianë. Kaq shumë para ata mund t’i siguronin vetëm me dy paga mujore.

    Banorët vendës, të cilët, gjatë dy të tretave të kohës,  punonin për fermerët e bardhë dhe si shpërblim për atë punë lejoheshin që, në kohën e mbetur, të shfrytëzonin si të tyren një copë të vogël toke quheshin zaptues. Për ata u ndalua mbajtja e kafshëve dhe nuk u lejohej fare të mbillnin prodhime që kishin fitime më të mëdha, si kafja dhe çaji, sepse kjo do të krijonte një konkurrencë të madhe. Nga fundi i vitit 1952 deri në maj të vitit 1953 u zhvendosën më forcë afërsisht 100.000 kikuju. Kjo preku kryesisht zaptuesit në zonën e Nairobit dhe në veri të tij. Mënyra e zgjedhur ishte e ngjashme me atë të Gestapos dhe të Hitlerit. Herët në mëngjes shfaqeshin njësitë e armatosura dhe zezakët kishin vetëm pak minuta kohë deri sa të hipnin në transportuesit e kafshëve dhe të zhvendoseshin. Fillimisht qëndronin në kampet e përkohshme në Nakuru, Gilgil ose tek ujëvarat e Tomsonit, pastaj në njërin nga rezervatet.

    Organizata Qendrore e kikujuve, e krijuar në vitet ‘20 nga zezakët, u ndalua për shkak të kontakteve të saj me fashistët italianë në Etiopi gjatë Luftës së Dytë Botërore. Organizata ishte një përfaqësuese e moderuar e interesave të zezakëve dhe luftonte për pakësimin e taksave, kthimin e tokës dhe respektimin e kulturës dhe zakoneve vendore, si për shembull synetllëku. Radikalizimi në rritje i kësaj organizate ishte rrjedha logjike e politikës kolonialiste të britanikëve, e cila nuk sillte në asnjë formë përkrahjen e nevojshme ekonomike të kikujuve. Kjo gjë solli krijimin e lëvizjes Mau-mau në vitin 1948 në Olenguruone, afër Nakuru në Rift Vallei. Kjo ishte ora e lindjes së luftës civile më të egër dhe më të përgjakshme në Afrikë.

    ----

    1958, Rift Vallei, Kenia

    Zonja Rozi Stenli ishte ulur në kolltukun e madh të thurur me kashtë nën hijen e verandës së mbuluar. Lisbeta, mikesha e saj më e mirë, nuk e priste sot për çaj. Ajo duhej të shkonte në Nairobi  tek rrobaqepësi.

    Kjo ishte një arsye më shumë që zonja Stenli të shijonte atmosferën e qetë. Nga veranda e vilës së saj ajo mund të shikonte bregun e liqenit. Atje pothuajse gjithmonë grumbulloheshin kafshë për të pirë ujë. Herë kishte një tufë majmunësh, herë zebra apo gjirafa, herë edhe kuajt e Nilit, antilopa dhe, natyrisht, me qindra zogj.

    Më shumë se gjithçka tjetër ajo dashuronte botën e kafshëve. Me orë të tëra ajo mund të rrinte duke vështronte një tufë majmunësh me të vegjlit e tyre nga pas, se si ata luanin të shkujdesur, përplaseshin në ujë, kacavirreshin në kurrizin e nënave, apo talleshin me njëri-tjetrin.

    Vetëm frikë nuk kishte ajo nga kafshët. Rrallë qëllonte që ndonjë kafshë të guxonte t’i afrohej vilës. Para pak javësh ishte një boa, të paktën tre apo ndoshta katër metra e gjatë, e cila, e varur nga tarraca, e shikonte atë në sy. Natyrisht që menjëherë u krijua një gjendje ankthi, por kopshtari u kujdes për gjarprin, për të cilin shfaqja e papritur e një njeriu nuk ishte e zakonshme. Por mbetet pa përgjigje pyetja se kush nga ata të dy ishte trembur më shumë. Sidoqoftë gjarpri, me siguri, do të jetë gëzuar kur mundi përsëri të humbte nëpër shkurre.

    Shumë të padëshiruara ishin moskitot, pjesa më e madhe e të cilave ishin bartëse të malaries. Shumë miq ishin prekur prej saj dhe jo të gjithë i kishin mbijetuar asaj sëmundjeje. Në atë kohë mundësitë e mjekimit ishin të kufizuara, por më e rëndësishmja në këtë gjendje ishte dhe është si gjithmonë një sistem i fortë imun. Për fat insektet afroheshin mbrëmjeve gjatë perëndimit të diellit dhe rrjetat ishin një mbrojtje vërtet  e mjaftueshme.

    -Zonjë, çaji juaj!- tha shërbyesja. -Ta vendos mbi tavolinën e madhe apo lejohem t’jua  sjell aty?

    -Hidhi brenda sheqerin dhe qumështin dhe ma sill këtu!

    Martesa me Stenlin dhe ardhja në Kenia kishte qenë sigurisht një vendimmarrje e vështirë për atë, por ajo nuk ishte penduar kurrë. Babai i saj e kishte ngutur për atë martesë. Ai kishte qenë oficer. Pasi u plagos rëndë në Luftën e Dytë Botërore dhe si burrë pa grua, vetëm me kujdestaren e fëmijëve, ai ishte i mbingarkuar me fëmijët e tij. Gruaja e tij kishte vdekur gjatë lindjes së Rozit. Prandaj ai ishte munduar që  ta martonte sa më shpejt vajzën e tij të vetme dhe të siguronte të ardhmen e saj. Vetë ai e njihte babanë e Stenlit nga koha e shërbimit ushtarak gjatë Luftës së Parë Botërore. Edhe ky kishte qenë oficer i forcave ushtarake britanike dhe, për trimërinë e tij, pas mbarimit të luftës u shpërblye nga anglezët me mundësinë për të marrë në Kenia pa asnjë shpenzim një sipërfaqe shumë të madhe toke.

    Fillimisht, nga ana e anglezëve ishte planifikuar edhe krijimi i një shteti hebre në Kenia për të gjithë hebrenjtë europianë. Për këtë plan britanikët gjetën mjaftueshëm përkrahje ndërkombëtare vetëm pas Luftës së Dytë Botërore, çka çoi më pas në themelimin e Izraelit.

    Kështu që ata filluan një fushatë reklamash në Angli, për të gjetur kolonialistë të rinj për Kenian pjellore.

    Stenlit jo se nuk i pëlqenin aventurat, por të ardhmen e tij në Anglinë e kohës së krizës ekonomike nuk e shikonte rozë dhe prandaj e shfrytëzoi këtë mundësi. Ai vërtet që nuk kishte lidhje me bujqësinë, por as në plan nuk e kishte që të punonte vetëm një copë tokë. Për këtë kishte mjaftueshëm zezakë vendas me një çmim qesharak. Sipërfaqja e tokës që ai mori, e shtrirë në malësinë keniane në Rrafshnaltën e Bardhë, ishte në pozicionin më të mirë. Më parë aty jetonin kikujut, fshatarë afrikanë me përvojë. Gjatë gjithë vitit kishte diell, nuk bënte shumë nxehtë dhe ajri kishte mjaftueshëm reshje shiu.

    Në fund të shekullit XIX anglezët filluan ndërtimin e hekurudhës së Ugandës. Ajo shtrihet afërsisht 1000 kilometra nga Mombasa në Oqeanin Indian deri në liqenin Viktoria në brendësi të vendit. Ishte një investim gjigand i anglezëve, i cili u përball me një mosbesim të madh të taksapaguesve anglezë. Për askënd nuk ishte e qartë se si do të shlyhej në të ardhmen ai investim, prandaj anglezët e quanin atë me sarkazëm investimi i të çmendurve.

    Ndoshta ishin motivet politike ato që e çuan aq shpejt përpara ndërtimin. Në atë kohë gjermanët mbanin nën kontroll territorin e Tanzanisë, e cila ndodhet në kufirin jugor të Kenias. Anglezët kishin frikë se gjermanët mund të përparonin më tej në Ugandë, e cila shtrihej në qendër, në kufi me Kenian dhe Tanzaninë dhe në pjesën më të madhe të liqenit Viktoria. Nëpërmjet Tanzanisë ata do të kishin në dorë burimin e lumit Nil dhe do të ishin në gjendje t’u mbyllnin anglezëve në Egjipt rubinetin e ujit aq jetësor. Kjo do të kishte pasoja të mëtejshme. Anglia do të humbiste kontrollin mbi kanalin e Suezit dhe lidhur me këtë, kontrollin mbi tregtinë midis Azisë dhe kolonive në Indi. Pra do të humbte burimi thelbësor i pasurisë dhe mirëqenies angleze.

    Meqenëse rezistenca e popullsisë vendase afrikane kundër ndërtimit të linjës hekurudhore ishte e madhe, u prunë në Kenia 30.000 punëtorë nga India, të cilët thirreshin Coolies. Kikujut, të cilët nuk kishin aq sa duhej armë, u mundën lehtë nga pak ushtarë të armatosur mirë.

    Një oficer i Kompanisë Perandorake Britanike i Afrikës Lindore, i shkruante në atë kohë babait të tij mbi qëndresën e kikujuve: Për zhvillimin e vendit të kikujuve ka vetëm një zgjidhje. Ne thjesht duhet t’i shfarosim ata pa lënë as edhe një gjallë!

    Kikujut e panënshtrueshëm, në territorin e të cilëve kalonte linja hekurudhore, u internuan në atë kohë, pa u menduar gjatë, në rezervate rreth e përqark malit Kenia, në territore shumë më të vogla.

    Për britanikët, të paktën kjo ishte në rregull, sepse ndërkohë që kikujut nuk kishin mjaftueshëm tokë për të siguruar mbijetesën e tyre, do të ishin të detyruar të kërkonin për t’u punësuar si krah i lirë pune pranë fermave angleze.

    Për të bërë më shumë presion ndaj zezakëve, u fut edhe një detyrim shtesë. Kikujut lejoheshin të largoheshin nga rezervati i caktuar vetëm nëse kishin një arsye bindëse. Një e tillë ishte puna në një fermë të të bardhëve. Të ngjashëm me yllin e hebrenjve në kohën e Hitlerit, zezakët duhej të mbanin me vete një lloj pasaporte e quajtur Kipande. Kjo ishte një kuti metalike e vogël, që mbante brenda një dokument me emrin e tyre, përkatësinë fisnore, një gjurmë gishti dhe një vërtetim pune të nënshkruar nga punëdhënësi aktual. Këtë kuti ata duhet ta mbanin të varur në qafë.

    Kush nuk e mbante me vete kutinë kipande, duhej të paguante një dënim. Në rast se kjo përsëritej, ai burgosej. Zezakët, meqenëse kutia ngjante me këmborët e lopëve, e quanin këmborë dhie.

    Kur Stenli, plaku, në kulmin e krizës ekonomike europiane në fund të viteve ‘20, shkoi për vizitë në Londër me djalin e rritur, Tomsonin, babai i Rozit e nuhati mundësinë dhe, bashkë me mikun e tij, u morën vesh për  martesën. Rozi ishte një bukuri e vërtetë, gjë që, natyrisht, e lehtësoi shumë këtë ngjarje.

    Kështu Rozi Stenli mbërriti në Kenia. Babai i Stenlit nuk  mundi t’i shijonte vitet e fundit të jetës së tij. Ai ishte i dashuruar pas gjuetisë së egërsirave të mëdha dhe ra edhe vetë pre e etheve të verdha të xhunglës. Prandaj që në vitet e rinisë djali i tij Tomson Stenli mori përsipër fermën e suksesshme.

    Zonja e re Stenli u mësua shumë shpejt me stilin e shthurur të jetës së të bardhëve në Kenia. Nga kriza ekonomike nuk dukej asnjë gjurmë. Lajmet e krizës nga Anglia mbërrinin rrallë. Edhe babai i saj dukej sikur me atë martesë e kishte përmbushur misionin e jetës së tij dhe pas një kohe të shkurtër i tha lamtumirë kësaj bote.

    -Të uroj një pasdite të mrekullueshme, thesari im!- dëgjoi ajo pas shpinës së saj. Në këtë moment doli në verandë burri i saj Tomsoni. Ai në fytyrë rrezatonte sikur të kishte bërë  tregtinë më të mirë në jetën e tij.

    Vajza i zgjati zonjës filxhanin e çajit dhe u kthye duke përshëndetur zotin Stenli:

    -Siku njema, zotëri! -

    Zoti Stenli ishte krenar që fliste disi dialektin suaheli të vendasve dhe kërkonte nga personeli i tij që të flisnin me të  në këtë gjuhë, me qëllim që ai të ushtrohej.

    -Jambo Makena, tafadhali nilete brandy!- iu përgjigj ai.

    Po, një brandi të mirë ai e parapëlqente edhe përpara një çaji. Gruaja e tij mendonte ndryshe. Pasi ai porositi një brandi për vete, ajo u kthye nga ai duke e kritikuar:

    -Tomson! Ti e di se çfarë ka thënë mjeku! Jo alkool, jo kafe dhe asnjë cigare!

    Vetëm në atë moment ajo vuri re që burri i saj i kishte sjellë një buqetë të mrekullueshme me lule. Tomsoni ishte një njeri të cilin vetëm mund ta dashuroje. Ai e donte gruan e tij si një perëndi dhe, sa herë që mundej, e lajkatonte atë në mënyrë të mrekullueshme. Madje edhe pak si shumë, pasi gruas së tij tashmë kjo gjë i dukej si e vetëkuptueshme. Ai kishte dhe anët e tij të forta, por kjo ishte pikërisht dobësia e tij, ajo që e bënte Tomsonin Tomson. Ai u përkul drejt asaj, e puthi, u ul në karrigen ngjitur dhe tha:

    -Ah, këta pseudodoktorët! Mos u shqetëso zemër! Atyre u duhet të justifikojnë shpërblimet që marrin me këshilla të mira. Edhe gjyshja ime ka thënë dikur se sa më i hidhur të jetë një ilaç, aq më i mirë është veprimi i tij. Prandaj mjekët sjellin gjithmonë propozime për ushqime te shpifura dhe terapi  të dhimbshme, përndryshe ato do të ishin pa asnjë veprim. Po doktori ynë i dashur që pi vetë alkool dhe duhan? Çfarë duhet të besosh këtu?

    Makena qëndronte me gotën e mbushur plot me brandi për zotin Stenli pas perdes së derës prej xhami, e cila të çonte në verandë dhe i vëzhgonte të dy. Po, kjo ishte! Ajo kafshoi buzët dhe kujtoi, se pikërisht këtë donte të arrinte një ditë. Ajo filloi ta përfytyronte veten e saj si zonjë, të ulur në karrige, ndërsa aty pranë i vinte rrotull një burrë i dashuruar. Si grua e fortë drejtimin duhet ta kishte ajo. Nuk dëshironte të ishte dikush që urdhërohej ditë e natë apo dërgohej sa andej-këtej duke kërcyer gjatë gjithë kohës sipas fyellit të një tjetri. Po, këtë donte ajo për jetën e saj, të bëhej zonja Makena. Ajo ishte e sigurt se një ditë do ta arrinte këtë gjë.

    Dilema e vetme ishte se si mund ta arrinte ajo këtë në një vend ku sundonin të bardhët. Vetëm disa zezakë, njerëz shumë të këqij, ia kishin dalë mbanë kësaj. Të besuarit, siç thirreshin ata, ishin joshur nga të bardhët dhe blerë me tituj, privilegje, tokë dhe para. Ata jetonin në luks njësoj si muzungusit, të bardhët, por me çmimin që  ata duhej të tradhtonin anëtarët e fisit të tyre.

    Nga ana tjetër, a nuk kishin ata të drejtë? Çfarë mund të prisnin ata nga familjet dhe miqtë e tyre? Secili është udhërrëfyes i fatit të vet. Të martoheshin me një të bardhë? Kjo ishte pothuajse e pamundur. Vajzat zezake, sado të bukura të ishin, arrinin deri te një lloj shërbëtoreje e të bardhëve, por një martesë as që mund të mendohej në këtë shoqëri. Të torturonte veten për të bardhët deri në vdekje apo të luftonte me një copë të vogël toke për mbijetesën e përditshme? Jo, në të vërtetë ky nuk ishte një vizion për jetën e saj të ardhshme. Ajo donte para, shumë para, të bëhej vërtetë shumë e pasur. Ajo donte të kishte një makinë, të banonte në një vilë të bukur, të kishte rroba të bukura dhe të bënte shumë fëmijë, të cilët do të studionin e bëheshin mjekë e avokatë. Po, kjo ishte ajo që dëshironte. Cila do të ishte rruga e duhur për ta arritur këtë? Ajo dinte vetëm diçka, duhet ta merrte jetën në duart e saj dhe të punonte shumë. Ajo ishte e vendosur për këtë.

    -Kinywaji yako bwana! (Pija juaj, zotëri!)- iu drejtua ajo zotit Stenli kur hyri në verandë dhe i zgjati atij gotën me brandi.

    Shikimi i tij i butë takoi sytë e saj dhe pa e ditur se çfarë donte të thoshte saktësisht ai shikim, ajo dalloi që në të kishte shumë detaje, të cilat nuk mund të shpreheshin dot me fjalë, aq më shumë në praninë e zonjës. Edhe kur u kthye për të hyrë në shtëpi, ajo ndiente se si e ndiqte nga pas ai shikim.

    ----

    Makena nuk kishte pse të ankohej. Me vendin e punës te familja Stenli ajo kishte pasur fat. Ajo kishte një dhomë të vogël në shtëpinë ngjitur, të cilën e ndante me kuzhinieren. Ajo trajtohej në mënyrë të sjellshme dhe rrallë goditej vetëm nga zonja, e cila në trup ishte shumë më e vogël se Makena dhe kështu që goditjet kjo mund t’i përballonte pa mundim. Ajo kishte ushqim të mirë dhe veshjet e nevojshme.

    Këtë vend pune ajo ia dinte për nder shkollës misionare Akademia Amerikane e Rift Valleit në Kijabe. Ajo kishte qenë tre vjet atje për të mbaruar shkollën fillore. Makena do të kishte qëndruar me dëshirë atje për të studiuar më tej dhe për t’u bërë infermiere, por për fat të keq kjo nuk kishte qenë e mundur. Ashtu siç thoshte gjithmonë Jomo Kenyatta, i cili më vonë u bë president i Kenias, ajo e dinte rëndësinë e shkollimit. Prindërit e Jomo Kenyattës vdiqën shumë shpejt dhe ai u rrit pranë gjyshit, një mjek popullor i kikujuve dhe shërues i shpirtrave. Në atë kohë ai quhej Kamau wa Ngengi. Ai u pranua nga misioni Kisha e Skocisë në Thogoto, afër Nairobit. Si fëmijë i një mjeku popullor, siç thoshte ai vetë, dëshironte të mësonte mjekësinë e njeriut të bardhë, shkrimin dhe këndimin.

    Meqenëse ishte një nxënëse e mirë, Makena mori nga shkolla një dëftesë ekselence dhe njëri nga mësuesit e ndihmoi me aplikimin për vendin e punës si shërbëtore pranë familjes Stenli.

    Tomson Stenlit, Makena iu duk simpatike që në vështrimin e parë. Ai e trajtonte jo si skllave pune, por gjithmonë pothuajse si pjesëtare të familjes edhe pse kjo zonjës nuk i pëlqente shumë. Ndoshta kjo vinte edhe nga fakti që asaj i mbeti e paplotësuar dëshira për të pasur një vajzë të vetën. Të dy djemtë e tyre studionin në Londër dhe ktheheshin në Kenia vetëm për pushimet e verës.

    Rruga e Makenës për te familja Stenli nuk kishte qenë e lehtë dhe e thjeshtë, siç do ta mendonte dikush. Pasi përfundoi shkollën dhe duhej të largohej që andej, Makena filloi te kërkonte xhaxhain e saj  Mugo në Mirangine, një fshat i vogël afër Nakurut. Ajo e mbante mend mirë  xhaxhain Mugo.  Por atje ajo  gjeti vetëm gruan e tij, tezen Ruth. Burri i saj ishte arrestuar tre vjet përpara nga policia si i dyshuar për lidhje me lëvizjen Mau-mau dhe askush nuk dinte ku e kishin çuar dhe nëse jetonte ende.

    10.000 deri në 15.000 kikuju duhet të kishin rënë viktimë e luftës kundër lëvizjes Mau-mau. Në fund të shekullit XX, historiania amerikane Caroline Elkins, hulumtoi me imtësi për këtë çështje. Megjithëse të gjitha dokumentet e administratës kolonialiste u asgjësuan para dorëzimit të pushtetit nga britanikët si pasojë e pavarësisë së Kenias në vitin 1963, ajo gjeti prova të mjaftueshme dhe dëshmitarë të asaj kohe që vërtetonin se qindra e mijëra kikuju ranë viktimë e gjenocidit britanik. Torturat dhe ekzekutimet pa gjyq nuk ishin raste të rralla, por ato shfarosnin sa më shumë të ishte e mundur kikuju kokëfortë.

    Në vitin 2009 pesë viktima paditën qeverinë britanike për dëmshpërblim. Në vitin 2014 Gjykata e Lartë e Britanisë së Madhe iu dha atyre të drejtë. Në këtë kohë jetonin vetëm tre nga pesë paditësit: Paulo Muoka Nzili, i cili u trodh nga ushtarë kolonialistë, Wambugu Wa Nyingi, i cili edhe 60 vjet më vonë kishte në të gjithë trupin shenjat e torturave dhe Jane Muthoni Mara, e cila gjatë burgimit u përdhunua shumë herë. Qeveria britanike nuk i kundërshtoi kurrë paditësit, por duke pasur frikë nga padi të tjera të ngjashme, u shpreh se me marrjen e pavarësisë nga Kenia në vitin 1963, të gjitha kërkesat për dëmshpërblim duhej t'i drejtoheshin shtetit të ri.

    ----

    Teze Ruthi u gëzua shumë kur e pa Makenën përsëri pas kaq shumë vitesh dhe donte ta çonte atë në familjen e saj, në rezervatin e Karingas te xhaxha Kagai. Por kjo ishte gjëja e fundit që donte Makena.  Me këmbëngulje i kërkoi teze Ruthit të betohej se nuk do i tregonte xhaxha Kagait se ku ndodhej ajo. Pas vdekjes së prindërve ajo bashkë më vëllezërit dhe motrat e saj u rritën nga ky xhaxha dhe tashmë që ishte rritur, nuk kishte më dyshime nëse trajtimi ose, thënë më mirë, keqtrajtimi nga xhaxhai mund të quhej edukim.

    Më të vështira se çdo punë prej skllavi pranë një të bardhi, ishin rrethanat e ngjashme me skllavërinë brenda familjes zezake. Xhaxha Kagai ishte një tiran i pazemër dhe i dhunshëm, i cili e shfrytëzonte atë dhe vëllezërit e motrat e saj deri në palcë. Menjëherë pas vdekjes së mamasë së Makenës, ai i ndaloi të shkonin në shkollë dhe i detyronte të punonin ditë e natë për të. Ai sundonte me dhunë dhe terror, i godiste çdo ditë pa arsye dhe i linte të uritur dhe me rroba të qelbura.

    Një ditë kupa u mbush dhe Makena bashkë me vëllezërit dhe motrat e saj provuan të përballeshin me të. Megjithëse nuk ishin të rritur, madje një pjesë ende fëmijë, ata kërkuan një copëz tokë, e cila u takonte si pjesë nga nëna e tyre e vdekur, për ta punuar vetë dhe për të qenë të pavarur nga Kagai. Kagai sa s’plasi nga tërbimi. Ai zhvati Uangomben, vëllain më të vogël, e lidhi nga këmbët e duart dhe e vari në një litar në çati në mes të kasolles. Nën djalin e varur ai ndezi një zjarr të vogël, i cili nxirrte vetëm tym dhe e tymosi deri sa djali humbi ndjenjat. Motrat më të mëdha dolën me vrap të tmerruara nga kasollja për t’u shpëtuar torturave të tjera. Vetëm Makena qëndroi pranë vëllait të saj të vogël për ta ndihmuar.

    Por ky ishte një gabim i madh. Kagai e goditi  Makenën me një shkop të rëndë në kurriz, nga këmbët dhe në bark, deri sa ajo ra pa shenja jete në tokë. Shenjat e këtyre plagëve ajo do t’i mbante si kujtim gjatë gjithë jetës së saj. Kur ajo u përmend, vëllai i saj nuk varej më në çati. Ajo nuk e dinte ku ishte ai dhe nëse ishte ende i gjallë. Një frikë e papërshkrueshme e mbërtheu në ato momente. Ajo donte vetëm të largohej. Duke u zvarritur doli nga shtëpia dhe filloj të vraponte. Makena nuk dinte se ku të shkonte. Vrapoi në drejtim të pyllit deri sa nuk mundi më. Askush nuk po e ndiqte. Pastaj u fsheh nën një pemë dhe filloi të qante e dëshpëruar. Vuajtjet e viteve të fundit, të gjitha dhimbjet dhe poshtërimet, që i ishte dashur të duronte, u zbrazën në një lum lotësh.

    Filloi te mendonte që Makena nuk do ishte  Makena nëse ajo do të dorëzohej tani. Ajo po mundohej që të gjente një rrugëdalje. Ku mund të drejtohej? Asaj i vinin në mendje të afërm të ndryshëm, tek të cilët mund të shkonte, por në secilin rast një zë i brendshëm i thoshte: "Kudo që të shkoj, do të më kthejnë te ky njeri i urryer dhe unë do të ndihem më keq se kurrë më

    Enjoying the preview?
    Page 1 of 1