Discover millions of ebooks, audiobooks, and so much more with a free trial

Only $11.99/month after trial. Cancel anytime.

Ata që harrojnë
Ata që harrojnë
Ata që harrojnë
Ebook121 pages1 hour

Ata që harrojnë

Rating: 5 out of 5 stars

5/5

()

Read preview

About this ebook

Lutja ime, o biri im, është që ky libër që kam shkruar mbi temën e të kujtuarit, të ngulitet në zemrën tënde. Shkruhen shumë libra, por nuk shterohet kurrë kjo punë!
Prandaj më duhet ta mbyll këtu. Lutem që Perëndia të të bekojë me besnikëri të përhershme, në mënyrë që një ditë të dëgjosh ato fjalë të bekuara, "Të lumtë, shërbëtor i mirë dhe besnik"!

LanguageGjuha shqipe
Release dateApr 14, 2018
ISBN9781641348119
Ata që harrojnë
Author

Dag Heward-Mills

Bishop Dag Heward-Mills is a medical doctor by profession and the founder of the United Denominations Originating from the Lighthouse Group of Churches (UD-OLGC). The UD-OLGC comprises over three thousand churches pastored by seasoned ministers, groomed and trained in-house. Bishop Dag Heward-Mills oversees this charismatic group of denominations, which operates in over 90 different countries in Africa, Asia, Europe, the Caribbean, Australia, and North and South America. With a ministry spanning over thirty years, Dag Heward-Mills has authored several books with bestsellers including ‘The Art of Leadership’, ‘Loyalty and Disloyalty’, and ‘The Mega Church’. He is considered to be the largest publishing author in Africa, having had his books translated into over 52 languages with more than 40 million copies in print.

Related to Ata që harrojnë

Related ebooks

Reviews for Ata që harrojnë

Rating: 5 out of 5 stars
5/5

1 rating0 reviews

What did you think?

Tap to rate

Review must be at least 10 words

    Book preview

    Ata që harrojnë - Dag Heward-Mills

    Padrejtësia e Atyre Që Harrojnë

    … sepse Perëndia nuk është i padrejtë, që të harrojë...

    Hebrenjve 6:10

    1. NJERËZIT QË HARROJNË JANË TË PADREJTË.

    SEPSE PERËNDIA NUK ËSHTË I PADREJTË, QË TË HARROJË veprën dhe mundimin tuaj të dashurisë që treguat për emrin e tij me shërbesën që u bëtë dhe po u bëni shenjtorëve. 

    Hebrenjve 6:10

    Shumica e njerëzve janë të ndërgjegjshëm për katër mëkatet e mëdha: të gënjyerit, vjedhja, kurvërimi dhe vrasja. Nëse do pyesnit njerëzit për një listë të mundshme mëkatesh, me shumë mundësi asnjë prej tyre nuk do të përmendte mëkatin e të harruarit. Por Fjala e Perëndisë është e qartë për këtë temë. Të harruarit është padrejtësi! Të harruarit, mos vënia re apo dështimi për të mbajtur mend janë mëkate para Perëndisë. 

    A mund t'i harrojë një vajzë stolitë e saj ose një nuse brezin e saj? Megjithatë populli im më ka harruar prej një numri shumë të madh ditësh.

    Jeremia 2:32

    Të duket e pakuptimtë të mendosh për disa nga gjërat që harrojnë njerëzit e padrejtë. Ky varg klasik për temën e rrëshkitjes, tregon sesi nusja nuk arrin ta harrojnë dot fustanin e nusërisë. Fustani i nusërisë është gjëja më e çmuar për një nuse.  

    Shumë nuse i porosisin fustanet e tyre shumë kohë para dasmave të tyre. Në këtë varg, absurditeti i të harruarit të Perëndisë është si të harrojë nusja fustanin e saj të nusërisë.  

    Njerëzit rriten dhe harrojnë se kush është kujdesur për ta, kush i ka ushqyer e kush i ka dashur. Ata harrojnë se kush i ka drejtuar te Krishti, dhe se kush i ka rritur në Zotin e i ka vendosur në shërbim. A është e mundur që njerëzit të harrojnë personat që i kanë ndihmuar në udhëkryqet më të rëndësishme të jetëve të tyre? A mund t'ua kthejnë ndihmën me sulme, atyre që i kanë rritur? Përgjigja është Po! Kjo gjë ndodh vazhdimisht. 

    Njerëzit e harrojnë Perëndinë, kur ata fillojnë të kenë begati. Europa e ka harruar Perëndinë, sepse është bërë kontinenti më i pasur. Por është Perëndia ai që u ka dhënë atyre çdo gjë që kanë. Njerëzit bëhen ateistë pasi bëhen milionerë. Çfarë mëkati patetik është të harrosh atë që të ka dhënë gjithçka! Në fakt, është padrejtësia ajo që meriton ndëshkimin më të tmerrshëm.  

    2. NJERËZIT QË HARROJNË JANË TË PADREJTË DHE NUK KANË NATYRËN E PERËNDISË. 

    SEPSE PERËNDIA NUK ËSHTË I PADREJTË, QË TË HARROJË veprën dhe mundimin tuaj të dashurisë që treguat për emrin e tij me shërbesën që u bëtë dhe po u bëni shenjtorëve.. 

    Hebrenjve 6:10

    Perëndia nuk harron! Njeriu harron, por Perëndia jo! Njerëzit që harrojnë nuk kanë natyrën e Perëndisë. Të harruarit e gjërave që nuk duhen harruar kurrë, është manifestim i natyrës së rënë të njeriut të lig dhe të prishur. 

    Personi që kontrollohet nga Fjala e Perëndisë dhe nga Fryma e Zotit, nuk i harron disa gjëra të caktuara.   

    Njeriu i mishit nuk ka dëshirë, që t'i mbajë mend ata që e kanë ndihmuar. Njeriu i natyrshëm dhe i pashpëtuar nuk ka qejf të kujtojë se nga ka ardhur. Ai nuk ka dëshirë që askush ta dijë, se si është bërë ai që është tani.  

    Por kjo nuk është natyra e Perëndisë. Kur Jezusi ishte mbi tokë, ai vazhdimisht thoshte se nga kishte ardhur. Ai thoshte se nuk bënte gjë nga vetja. 

    Ai tha se fliste vetëm nga fjalët që i kishte dhënë Ati i tij.

    Ky është një kontrast i mprehtë me njeriun krenar e të padrejtë. Njeriu krenar e i lig nuk do që të zbulojë origjinën dhe fillimet e tij. Ai beson se është bërë vetë kështu siç është, dhe se ai ka hyrë në skenën e ngjarjeve me anë të fuqisë së vet.  

    3. NJERËZIT QË HARROJNË JANË TË PADREJTË DHE JANË TË MALLKUAR PËR T'U THARË.

    A mund të rritet papirusi jashtë moçalit dhe a mund të zhvillohet xunkthi pa ujë? Ndërsa është ende i gjelbër, pa qenë prerë, ai THAHET para çdo bari tjetër. Këto janë rrugët e të gjithë atyre QË HARROJNË PERËNDINË... 

    Jobi 8:11-13

    Njerëzit që harrojnë janë të mallkuar të thahen. Kaq serioz është mëkati i të harruarir, saqë jepet edhe mallkim për jetët e të tillë njerëzve. Ju nuk keni nevojë të dëgjoni mallkimet e të tjerëve, nëse harroni gjërat e rëndësishme. Është vetë Shkrimi i Shenjtë ai që ka shpallur tashmë se ata që e harrojnë Perëndinë, do të thahen. Ji i kujdesshëm që të kujtosh të gjitha, sa të ka dhënë Zoti dhe të gjitha gjërat që ka bërë për ty. 

    4. NJERËZIT E PADREJTË NUK JANË TË VETËDIJSHËM PËR RREZIQET E TË HARRUARIT. 

    Atje, pranë lumenjve të Babilonisë, rrinim ulur dhe qanim, duke kujtuar Sionin;

    Mbi shelgjet e kësaj toke kishim varur qestet tona.

    Atje, ata që na kishin çuar në robëri, na kërkonin fjalët e një kënge, po, ata që na shtypnin kërkonin këngë gëzimi, duke thënë: Na këndoni një këngë të Sionit. 

    Si mund të këndonim këngët e Zotit në një vend të huaj?

    NË RAST SE TË HARROJ TY, O JERUSALEM, E HARROFTË DORA IME E DJATHTË ÇDO SHKATHTËSI; 

    M'U LIDHTË GJUHA ME QIELLZËN, NË RAST SE NUK TË KUJTOJ TY, në rast se nuk e vë Jerusalemin përmbi gëzimin tim më të madh.

    Psalmi 137:1-6

    Duhet të fillosh ta trajtosh me shumë seriozitet çështjen e të kujtuarit. Psalmisti e dinte se do të ishte tragjedi, nëse do harronte Jerusalemin. Ai shprehu mallkim kundër vetes, nëse do harronte Jerusalemin. Ai shprehu mallkim kundër vetes, në rast se nuk do të kujtonte se nga kishte ardhur. Ja pra, kaq serioze është çështja e të kujtuarit. Nëse nuk i mban mend disa gjëra të caktuara, atëherë mund të ndodhë që edhe të ndalosh së jetuari. Gjuha mund të lidhet me qiellzën, në rast se nuk e kujton se prej nga të ka sjellë Perëndia. Dora jote e djathtë nuk do të jetë më në gjendje të shkruajë çeqe, nëse harron se çfarë ka bërë Perëndia për ty. 

    5. NJERËZIT E PADREJTË E HARROJNË PERËNDINË, KUR ATA JANË PLOT, KUR KANË SHTËPI DHE KUR BËHEN TË PASUR. 

    E TË MOS NDODHË QË, PASI TË KESH NGRËNË DERISA TË NGOPESH DHE TË KESH NDËRTUAR DHE BANUAR NË SHTËPI TË BUKURA, pasi të kesh parë të shtohet bagëtia jote e trashë dhe e imët, të shtohet argjendi dhe ari yt, dhe të rriten tërë të mirat e tua, zemra jote të lartohet dhe ti të harrosh Zotin, Perëndinë tënd, që të nxori nga vendi i Egjiptit, nga shtëpia e skllavërisë;

    Ligji i Përtërirë 8:12-14

    Padrejtësia e të harruarit, zakonisht prek njerëzit të cilët janë plot. Njerëzit që jetojnë në shtëpitë e tyre, kanë tendencën ta harrojnë Perëndinë. Ata që kanë shumëfishuar të gjithë pasuritë e tyre, e harrojnë shpejt Perëndinë. Duhet të bëhesh ai lloj njeriu që të jesh i pasur dhe i begatë, por në të njejtën kohë ta kesh parasysh origjinën nga erdhe. Është i trishtë fakti që shumë njerëz të pasur flasin shumë, por japin pak. Njerëzit flasin për gjërat që Perëndia u ka dhënë, por ata nuk e nderojnë Zotin për ato që Ai ka bërë. 

    6. NJERËZIT E PADREJTË TË CILËT HARROJNË JANË SHPESH KRENARË.

    e të mos ndodhë që, pasi të kesh ngrënë derisa të ngopesh dhe të kesh ndërtuar dhe banuar në shtëpi të bukura, pasi të kesh parë të shtohet bagëtia jote e trashë dhe e imët, të shtohet argjendi dhe ari yt, dhe të rriten tërë të mirat e tua, ZEMRA JOTE TË LARTOHET dhe ti të harrosh Zotin, Perëndinë tënd, që të nxori nga vendi i Egjiptit, nga shtëpia e skllavërisë; Ruhu, pra, të thuash në zemrën tënde: Forca ime dhe fuqia e dorës sime m'i kanë siguruar këto pasuri.

    Ligji i Përtërirë 8:12-14, 17

    Krenaria është një nga shkaqet kryesore të harresës. Njerëzit nuk duan ta pranojnë se Perëndia i ka ndihmuar ata.  

    Ata nuk duan ta pranojnë se i ka ndihmuar ndonjë njeri tjetër. 

    Në fakt, ata mendojnë në zemër se janë bërë ashtu me forcat e veta dhe duan që edhe ti të mendosh në të njejtën mënyrë. 

    Këta njerëz nuk ia njohin meritat Perëndisë dhe zemrat e tyre lartohen. 

    Njerëzit që nuk japin të dhjetat, nuk e pranojnë rolin e Perëndisë në begatinë e tyre. Kur zemrat e njerëzve lartohen, ata thonë, Kam punuar fort për të patur këto që kam

    Paganët Modernë të Evropës

    Një herë, e pata pyetur një grua të pasur Evropiane, nëse besonte në Perëndi. Ajo më pa me stepje, pothuajse e shashtisur nga kjo pyetje e

    Enjoying the preview?
    Page 1 of 1