Sunteți pe pagina 1din 1

Njoftohen te gjithë kandidatet te cilët i kane plotësuar kriteret sipas dokumentacionit te

bashkëngjitur ne aplikacion për pozitat e inspektoreve tatimor dhe inspektoreve hetues, se


TESTI ME SHKRIM do te mbahet me datën 28 maj 2011, ne sallat e Fakultetit te ri
Teknik ne Prishtine sipas këtij orari:

————————

• Grupi i pare i kandidateve nga nr. rendor 1-400, nga ora 10.00 deri ne 13.00
• Grupi i dyte i kandidateve nga nr. rendor 401- tutje, nga ora 14.00 deri ne 17.00

Listat e kandidateve te cilët kane fituar te drejtën qe t’i nënshtrohen testit me shkrim janë
te vendosura neper tabelat publike ne te gjitha Zyret Regjionale te Administratës
Tatimore te Kosovës si dhe ne Drejtorinë e Përgjithshme ne Prishtine.

Te gjithë kandidatet janë te obliguar qe me vete te posedojnë dokumentin e identifikimit


si dhe një laps kimik me ngjyre te kaltër.

Për çdo informacion shtese ju lutem te kontaktoni ne nr. e telefonit +381 38 200 250 22
apo ne adresën elektronike ilir.islami@atk-ks.org.

Informata mbi...

• Tatimet
o Tatimi mbi vlerën e shtuar
o Tatimi mbi të ardhurat personale
o Tatimi mbi të ardhurat e korporatave
o Tatimi i paragjykuar
o Tatimi në fitim

Sipas paragrafit 12 të nenit 14 të Udhëzimit Administrativ Nr. 07/2009 i datës


28.07.2009 për Regjistrimin, Çregjistrimin dhe Pajisjen me Numër Fiskal,
transaksionet e kryera me bizneset e publikuara në listën 1 , 2 , 3 , 4 dhe 5 nuk do të
ju njihen për qëllime të shpenzimit në një deklaratë tatimore të të ardhurave apo
kërkesës për rimbursim të TVSH-së . Kurse për transaksionet e kryera me bizneset
e publikuara në listën 6 nuk do të ju njihet kërkesa për rimbursimin e TVSH-së.
Nëse ndonjë tatimpagues është në listën e tatimpaguesve jo aktive ndërsa ai është
tatimpagues aktiv, duhet të bëjë kërkesë në ATK për aktivizimin e tij. Kërkesa do të
bëhet në zyrën e Edukimit të Tatimpaguesve e cila gjendet në Zyrën Qendrore të
ATK-së në Prishtinë.

S-ar putea să vă placă și