Sunteți pe pagina 1din 8

INFORMACION, PROKURORIA TIRAN

Prokuroria e Tirans ka prfunduar hetimet dhe drgon pr gjykim krkesn pr shtetasit, si


m posht:

Jani Alia i hetuar me mas sigurimi Arrest n burg n munges


Akuzuar: per kryerjen e vepres penale te Vrasje me paramendim, te kryer ne
bashkepunim edhe me persona akoma te paidentifikuar, dhe Mbajtja pa leje e armeve,
municionit luftarak, bombave apo minave, vepra penale te parashikuara nga nenet 78 dhe
278/5 te K.Penal
Renato Milloshi i hetuar me mas sigurimi Arrest n burg.
Akuzuar: Pr kryerjen e veprs penale t Moskallezim krimi, parashikuar nga neni 300 i
Kodit Penal.
Alban Trimi, i hetuar me mas sigurimi Arrest n shtpi.
Akuzuar: per kryerjen e vepres penale te Kryerja e veprimeve qe pengojne zbulimin e te
vertetes, veper penale e parashikuar nga neni neni 301 i K.Penal
Redian Rraja, i hetuar me mas sigurimi Detyrim pr tu paraqitur n policin gjyqsore
Akuzuar: per kryerjen e vepres penale te Kryerja e veprimeve qe pengojne zbulimin e te
vertetes, veper penale e parashikuar nga neni neni 301 i K.Penal

Nga kryerja e veprimeve te para hetimore hetimore ka rezultuar se me date 01.05.2016 rreth
ores 22:20 minuta ne sallen operative te policise eshte njoftuar se ne vendin e quajtur Njesia
Administrative nr.5, Rruga Gjin Bue Shpata, ne ambientet e brendshme te bar-kafe De
Niro nje person i paidentifikuar eshte afruar ne tavolinen ku gjendej shtetasi Elton Naim
Cica, se bashku me shtetasit Redjan Rraja, Alban Trimi dhe S.K. dhe menjehere sapo eshte
afruar ne tavolinen ku ata po qendronin ka qelluar me nje arme zjarri ne drejtim te shtetasit
Elton Cica. Pasi ka kryer veprimet e mesiperme, autori i ngjarjes eshte larguar duke vrapuar
me shpejtesi nga ambientet e bar-kafese dhe ne nje rrugice ne afersi te ketij bari ku ka
ndodhur vrasja, ka hipur ne nje automjet qe e priste me te cilin eshte larguar nga vendi i
ngjarjes.
Nga kryerja e veprimeve te para hetimore ka rezultuar qe si pasoje e plageve te marra,
shtetasi Elton Cica ka gjetur vdekjen pothuajse te menjehershme. Viktimes i eshte dhene
ndihme e pare nga personat qe kane qene ne tavoline se bashku me te dhe me konkretisht
shtetasit Redjan Rraja, S.K. dhe Alban Trimi, te cilet kane njoftuar menjehere sherbimin e
ambulances, por viktima kishte nderruar jete para se te shkonte ne ambientet spitalore.
Nga kryerja e veprimeve te para hetimore ka rezultuar se pas ngjarjes, kufoma e viktimes
eshte transportuar per ne morgun e Institutit te Mjekesise Ligjore, Tirane, ku nga kqyrja e
kufomes ka rezultuar se viktima ka patur dy plage te shkaktuara me arme zjarri, konkretisht
nje plage ne mollezen e faqes se djathte dhe nje plage ne krahun e djathte.
Ne veprimet e para hetimore eshte pyetur ne cilesine e personit qe deklaron rrethana te
dobishme per hetimin shtetasi Alban Trimi, me detyre oficer i policise gjyqesore. Nga
deklarimi ka rezultuar se naten e ngjarjes ka qene ne bar-kafene De Niro me shokun e tij,
shtetasin S.K., dhe pak me pas ne bar-kafene ka shkuar nje shoku i tij i quajtur Redjan Rraja,
shoqeruar ky i fundit nga nje shoku i tij i quajtur Elton. Sipas deklaruesit rreth ores 22.15
minuta ne lokal ka hyre nje person i seksit mashkull, rreth 170-175 centimetra i gjate, ezmer,
me kapele sportive ne koke, i cili kur i eshte afruar tavolines se tyre ka nxjerre nga brezi nje
pistolete me mulli me te cilen ka qelluar dy here ne drejtim te shtetasit Elton Cica.
..
Eshte pyetur ne cilesine e personit qe deklaron rrethana te dobishme per hetimin shtetasi
Redjan Rraja, ku nga deklarimi ka shpjeguar se gjate gjithe dites se ngjarjes ka qene ne
shoqerine e viktimes Elton Cica. Gjate paradites bashke kane qene ne qytetin e Fierit, ku
kane drekuar me disa persona te tjere te panjohur me pare prej tij, shoke te viktimes. Rreth
ores 21.30, pasi kane qene duke udhetuar me nje automjet te tipit Lancia kane shkuar ne
drejtim te stadiumit Dinamo dhe pasi kane parkuar automjetin, kane shkuar ne kembe tek
bar-kafe De Niro ku brenda tij jane ulur me shoket e tyre shtetasit Alban Trimi dhe Spartak
Koka. Duke ndenjur ne kafe, sipas deklaruesit, ne ambientet e brendshme ka hyre nje person i
moshes 30-35 vje, 165-170 cm i gjate, ezmer, ne koke mbante nje kapele sportive, i cili kur
eshte afruar ne tavolinen ku ndodheshin, ka nxjerre nga brezi nje pistolete me mulli me te
cilen ka qelluar dy here ne drejtim te shokut te tij Elton Cica. Sipas deklaruesit pasi shtiu ne
drejtim te Eltonit, ky shtetas ka dale menjehere nga lokali.

Ne vijim te kryerjes se veprimeve te para hetimore, nga kqyrja e pamjeve filmike te


sekuestruara ne lokalin bar kafe De Niro Tirane, ka rezultuar se autori i kesaj vrasjeje eshte
afruar tek vendi i ngjarjes me nje automjet tip autoveture me ngjyre te erret, i cili e pret ate
deri pasi kryen vrasjen e shtetasit Elton Cica, brenda ambienteve te ketij lokali dhe pasi autori
hipen me shpejtesi ne kete automjet, largohet me shpejtesi nga vendi i ngjarjes.
Nga kqyrja e pamjeve filmike te marra ne disa njesi tregtare ne afersi te bar-kafe De Niro
dhe me konkretisht ne njesine tregtare Mc Netork ne pronesi te shtetasit Endri Meksi ka
rezultuar se me date 01.05.2016 ne oren 22:10:05 minuta nje person me kapele ne koke kthen
koken nga brendesia e tunelit. Ne kete moment kohor ky person leviz ne drejtim te kundert
me rrugen Pjeter Bogdani dhe rikthehet perseri pas pak momentesh duke tentuar te hyje ne
brendesi te ketij tuneli, ku eshte e montuar dhe kamera, pamjet e te ciles jane pasqyruar si me
siper. Referuar pamjeve filmike rezulton qe ky person ka karakteristika te njejta me personin
qe ka hyre tek ambientet e bar De Niro, ku dhe ka kryer vrasjen e shtetasit Elton Cica.
Nga kqyrja e pamjeve filmike ne njesine tregtare, XXXX i cili ndodhet ne rrugen Gjin
Bue Shpata, ne afersi te bar-kafese De Niro, ka rezultuar se me date 02.05.2016, ne oren
09.09.17, e cila eshte 11 ore perpara ores reale, afrohet nje automjet pothuajse perballe me
njesine tregtare, i cili ka karakteristikat e nje automjeti Ford Focus. Automjeti ndalon per
nje moment dhe prej tij, nga dera e pasme e krahut te pasagjerit, zbret nje person me kapele
dhe me veshje te njejte me personin qe ka kryer vrasjen e shtetasit Elton Cica, i cili
konstatohet duke ecur ne kembe me drejtim per nga bar-kafe De Niro.
Nisur nga te dhenat e mesiperme gjate kryerjes te veprimeve te para hetimore eshte ndjekur
levizja e autovetures se mesiperme qe dyshohej te kishte sjelle ne vendin e ngjarjes personin
e dyshuar si autor te mundshem te vepres penale, ku nepermjet kqyrjes se pamjeve filmike te
kamerave te sigurise te njesive te ndryshme tregtare ka rezultuar se automjeti ne fjale ka dale
me date 01.05.2016, ne oren 21.58 min nga parkingu i shtetasit M.D i cili ndodhet ne
kompleksin e banimit te pallatave ne Rrugen e Kavajes, Tirane. Me pas rezulton qe automjeti
ka vijuar rrugen tek Ura Teknologjike, Pallati me Shigjeta, Stacioni Fundit i Tiranes se Re,
Ura Vasil Shanto, Ura e Drejtorise se Policise, Rruga: Sami Frasheri, Rruga: Pjeter
Bogdani, Shkolla: 11 Janari dhe Rruga: Gjin Bue Shpata, ku nga automjeti rezulton te
zbrese autori i kesaj ngjarje, me paruke ne koke dhe me kapele. Pasi le personin ne Rrugen:
Gjin Bue Shpata, drejtuesi i automjeti i tipit Ford Focus vazhdon rrugen dhe udheton
serish per tek lumi i Lanes.

Nga verifikimet e kryera lidhur me automjetin e mesiperm, kqyrja e pamjeve filmike, ka


rezultuar i mundur identifikimi i llojit te automjetit te dyshuar te perdorur nga autoret per
kryerjen e vepres penale, nga ku rezultoi te ishte automjet me ngjyre te erret, i tipit
autoveture, i markes Ford-Focus. Nga informacionet e marra ne rruge operative u
mundesua dhe lokalizimi i automjetit tip Ford Focus me targa AA 560 NX, i cili dyshohej
te ishte perdorur nga autoret e vepres penale, automjet i cili ndodhej i parkuar ne ambientet e
jashtme te parkingut te pallateve ne afersi te Rruges se Kavajes, Tirane. Nga informacionet e
marra rezultonte se ky automjet kishte hyre ne ambientet e ketij parkingu me date 28.04.2016
dhe automjetin e kishin sjelle ne kete vend tre persona, te cilet nuk e kishin paguar parkingun
dhe te cilet pasi e kishin parkuar ishin larguar ne kembe ne drejtim te pallateve te kompleksit
t pallateve.
Sic u tha me siper me date 01.05.2016, ne oren 21.58 min, automjeti eshte nxjerre perseri nga
parkingu dhe me pas eshte sjelle perseri brenda parkingut me date 04.05.2016, duke u lene
aty me nxitim dhe pa u interesuar me askush. Ne momentin qe personave te cilet sollen
mjetin u eshte afruar roja i parkingut, nga deklarimi i ketij te fundit, ka rezultuar se ka pare dy
persona me kapuc e kapele te cilet nuk kane dashur te komunikojne e kane ikur me nxitim ne
drejtim te kompleksit t pallateve.
Pas sekuestrimit te automjetit Ford Focus me targe AA 560 NX dhe pas kryerjes te
veprimeve hetimore ne drejtim te pronesise te automjetit ka rezultuar se automjeti qe prej
dates 28.04.2016 ishte ne pronesi te shtetasit Renato Milloshi, banor i qytetit te Tiranes, ne
ato momente i identifikuar si person me precedente kriminale dhe i shpallur ne kerkim pasi
nuk ndodhej ne banese.
Sipas veprimeve hetimore rezultoi se pronar i meparshem ka qene shtetasi K. A, nga
deklarimi i te cilit ka rezultuar se me date 28.04.2016, rreth ores 11.00 minuta ne piken qe
dispononte ky shtetas per shitjen e automjeteve te perdorura me vendndodhje ne autostraden
Tirane-Durres, kane ardhur dy persona te shoqeruar me dy femra, te panjohur me pare prej tij,
te cilet jane interesuar per blerjen e nje automjeti jo te shtrenjte. Pasi kane rene dakort per
cmimin e nje autoveture Ford Focus me ngjyre te zeze, keta persona e kane telefonuar ate
duke i thene te shkonte tek noteri shtetaseja Sh.Gj, per te bere noterine per kalimin e
pronesise. Sipas deklaruesit nuk e kujton numrin konkret me te cilin ka komunikuar me keta
persona, por nga kqyrja e tabulateve te telefonit te tij rezulton te jete marre nga numeri i
telefonise celulare xxxxx 752, me te cilin ka komunikuar disa here dhe me pas jane takuar tek
noteri.
Nga kryerja e veprimeve hetimore, nga analiza e tabulateve te numrit te telefonit xxxxx 752,
ka rezultuar se ky numer telefoni eshte ne perdorim te shtetasit Jani Aliaj dhe ky numer ka
vetem nje komunikim me date 01.05.2016 ne oren 18:30 minuta, ku antena e qelizes se
vendondodhjes te aparatit te telefonit celular rezulton te jete ne zonen e rruges Irfan Tomini
2, rruges ne drejtim te vendit te ngjarjes.
Sipas shtetasit K.A, pasi jane takuar tek zyra noteriale, po ate dite rreth ores 12.00, palet kane
bere aktin e shitjes se automjetit te tipit Ford Focus dhe ne perfundim bleresi i makines, i
ka sqaruar shitesit se kontraten e shitblerjes te noteri do ta firmoste nje shoku i tij i
identifikuar me pas si shtetasi Renato Milloshi, pasi ne emer te ketij shtetasi do te kalonte
edhe pronesia e mjetit, ndersa shumen prej 2.050 euro per blerjen e ketij automjeti e ka
paguar bleresi qe kishte kerkuar te blinte mjetin.
Nga ana e organit procedues eshte sekuestruar D.V.R e kamerave te noteres Sh.Gj. e disa
subjekteve t tjer tregtar aty pran dhe eshte realiziuar kqyrja e pamjeve filmike.
Nga akti i ekspertimit teknik te pamjeve filmike, paraqesin karakteristika te pergjithshme te
shprehura, te vlefshme per krahasim, ku nga krahasimi i fotove model ne emer te shtetasit
Jani Alia, realizuar gjate kqyrjes fizike ne Drejtorine Vendore te Policise, Gjirokaster, me ato
te personit te printuara nga pamjet filmike ne zyren e noteres Sh.Gj, rezultoi se ato
pasqyrojne karakteristika te njejta ndermjet tyre.
Nga kqyrja e kamerave te sigurise jane perftuar elemente shtese ne drejtim te identifikimit te
autorit te ngjarjes dhe me konkretisht karakteristikat trupore te autorit te ngjarjes jane te njejta
me ato te shtetasit Jani Alia; veshja e gjetur ne banese korrespondon me veshjen qe ka pasur
ky shtetas ne vendin e ngjarjes, vrasjen e shtetasit Elton Cica si dhe krahasimi i atleteve
sportive qe ka veshur autori vrasjes jane te njejta me ato qe mban veshur shtetasi Jani Alia.
Detaj tjeter i rendesishem eshte qe deklaruesit prezent ne vendin e ngjarjes e pershkruajne
autorin me paruke dhe me kapele ne karakteristike te njejta me Jani Alia, trupore dhe vizuale.

Nga kqyrja e automjetit te tipit Ford Focus, me targe AA 560 NX, i cili u hap dhe u kqyr
me vendim te Gjykates te dates 13.05.2016 u konstatuan dhe u perftuan shenja papilare te
vlefshme per identifikim ne xhamin e pasem te krahut te pasagjerit si dhe mbetje cigaresh te
cilat u moren per profil ADN. Gjithashtu, u be kqyrja per karakteristikat e vecanta qe ishin
konstatuar ne automjetin qe duket ne pamjet filmike te vendit te ngjarjes dhe karakteristikat
jane te njejta ne te gjitha vecorite dhe konkretisht, stopi i pasem i krahut te drejtuesit te mjetit,
figuron me ndricim me te zbehte ne krahasim me ate te krahut te pasagjerit, gje qe perputhet
me automjetin ne fjale. Ne kamera verehet se njera nga dritat e targave eshte e djegur dhe pa
ndricim, fakt qe konfirmohet teresisht nga kqyrja e makines se sekuestruar. Te dhenat vizuale
te automjetit perputhen plotesisht ne te gjitha verifikimet e kryera e te gjitha dokumentuar me
proces verbalet perkatese.

Ne vijim te veprimeve hetimore lidhur me ngjarjen e sipercituar jane pyetur ne cilesine e


personave qe tregojne rrethana te dobishme per hetimin administratore te kompleksit te
banimit D.., nga deklarimi i te cileve rezultoi qe shume afer vendparkimit ku u gjet
automjeti ne fjale u konstatua dhe nje banese ne te cilen jetonte me qera shtetasi Jani Aliaj se
bashku me shtetasen I.. Ne mbeshtetje edhe te vendimit te Gjykates per lejimin e kontrollit
te kesaj banese te dates 13.05.2016, ne prani te pergjegjeses, ekonomiste te kompleksit te
banimit Delijorgji eshte ushtruar kontroll ne kete banesen, ku gjate kontrollit banesa u gjet
shume e rremujshme me sirtaret e dollapit te rrobave te hedhur mbi krevatin dopio ne menyre
te crregullt. U gjeten dokumente te ndryshem me emrat e shtetasve Jani Aliaj dhe I., dhe
foto te shtetasit Jani Alia si dhe veshje trupore te hedhura, pantallona dhe bluze qe mendohet
se i ka pasur ne vendin e ngjarjes te cilat u cuan per ekzaminime laboratorike dhe faktore
plotesues te qitjes. Nga kqyrja dhe kontrolli baneses u konstatuar se personat kishin ikur me
ngut nga banesa dhe sipas deklarueses e cila u pyet mbi faktin rezultoi se nuk kishin paguar
detyrimet dhe zakonisht ishin persona qe paguanin ne rregull.

Nga te dhenat operative dhe proceduriale te grumbulluara per kete ngjarje jane ngritur disa
pista hetimore per identifikimin e autorit te vrasjes, ku nder te tjera nga organi i akuzes jane
zhvilluar hetime ne drejtim te nje konflikti te meparshem qe viktima Elton Cica ka pasur me
shtetasin Jani Alia, ku ky i fundit kishte deklaruar se do ta vriste Eltonin me cdo kusht.

Grindjet midis dy personave te mesiperm ka nisur gjate kohes qe viktima Elton Cica dhe
shtetasi Jani Alia, kane qene duke vuajtur denimin me burgim per vepra te ndryshme penale
ne burgun Koridhalo ne Athine, Greqi. Gjate kohes se qendrimit ne shtetin Grek, shtetasi
Jani Alia ka qelluar me mjete prerese, thike, djalin e shtetasit Sh. B., me banim ne fshatin
Zhapokike, Tepelene, i cili si pasoje e goditjeve te marra ka nderruar jete. Gjate kohes qe ka
qene duke vuajtur denimin me burgim ne lidhje me kete ngjarje, shtetasi Jani Alia, ka qelluar
me thike duke e plagosur rende shtetasin Elton Cica, po nga fshati Zhapokike Tepelene, pasi
ky i fundit kishte planifikuar te kryente vrasjen e shtetasit Jani Alia si shenje hakmarrje per
vrasjen e djalit te Sh.B.. Po gjate kesaj periudhe kohore qe ka qene duke vuajtur denimin ne
kete burg, shtetasi Jani Alia ka goditur me sende te forta shtetasin A.B, nga Berati, i cili eshte
nip ne qytetin Memaliaj, ku dhe qendronte per periudha te gjata kohore, ku per shkak te ketij
fakti shtetasi Elton Cica dhe A.B kane pasur lidhje te ngushte shoqerore.
Me date 11.01.2016, rreth ores 18:30 minuta, persona te paidentifikuar kane qelluar me arme
zjarri ne vendin e quajtur prane qendres Globe Tirane ndaj shtetasit Jani Alia, person i cili
nuk eshte demtuar si pasoje e ketyre te shtenave, por ka patur vetem deme materiale, si
thyerje xhamash te lokal A. ne afersi te vendit te ngjarjes.
Me date 24.04.2016, rreth ores 22:30 minuta, ne aksin rrugor kombetar Ura e lumit Lagja
Punetore Gjirokaster, shtetasi Jani Alia gjate periudhes kohore qe ka qene duke udhetuar ne
sediljen e pasme te automjetit tip Volksvagen Polo, me targa AA 609 MG, se bashku me
shtetasin S.M, i cili ishte drejtues dhe pronari i ketij automjeti, jane goditur disa here me arme
zjarri ne drejtim te tyre. Si pasoje e ketyre te shtenave, ka marre demtime te lehta ne pjesen e
krahut te majte shtetasit Jani Alia, i cili ka qene dhe shenjestra e ketij atentati. Nga deklarimet
e dhena me date 06.05.2016, shtetasi S.M. ka shpjeguar se te dhenat per mjetin nga i cili u
qellua me arme zjarri ne drejtim te tyre ia ka dhene policise, por kjo e fundit nuk e ka ndaluar,
pasi makina dihej qe ka ikur per ne Tepelene, duke pretenduar se atentati ndaj tyre ka qene i
planifikuar nga shtetasi Elton Cica.
Nga informacionet rezultonte qe shtetasi Renato Hysni Milloshi, eshte person me precedente
kriminal dhe eshte lidhje e ngushte shoqerore e shtetasit Jani Alia. Gjithashtu, ky shtetas ka
precedente kriminale pasi nje vit me pare ne qytetin e Vlores, eshte perfshire ne ngjarje
kriminale ne bashkepunim me Jani Aliaj.
Nisur nga te dhenat e mesiperme Gjykata e Shkalles se Pare, Tirane ka vendosur caktimin e
mases shtrenguese te sigurimit personal ndaj shtetasve Jani Alia dhe Renato Milloshi ate te
Arrest ne burg.
Me date 27.03.2017 ne Drejtorine Vendore te Policise Tirane eshte vetedorezuar shtetasi
Renato Milloshi.

Nga deklarimet e dhena nga ky shtetas ne prani te mbrojtesit te zgjedhur prej tij ai ka
deklaruar se ne vitin 1989 eshte njohur me shtetasin Jani Alia ne Tepelene, ku ai jetonte tek
gjyshja. Ne vitin 1999 deklaruesi eshte larguar jashte vendit dhe eshte kthyer ne vitin 2005.
Gjate kesaj periudhe kohore ka mesuar se shtetasi Jani Aliaj ka qene ne burg per vrasje ne
shtetin e Greqise, ku edhe ka bere rreth 10 vjet burg. Me shtetasin Jani Alian eshte takuar ne
muajin Korrik te vitit 2015, rastesisht tek lokal F. ne qytetin e Sarandes ku deklaruesi
ishte me pushime me familjen. Shtetasi Jani Alia e ka ftuar qe te shkonte e te kalonte pjesen
tjeter te pushimeve ne Borsh, tek hoteli i tij i cili quhej Ka.., ku ka qendruar nje jave dhe
shtetasi Jani Alia ka paguar tarifen e hotelit. Sipas deklaruesit kane shkembyer numrat e
telefonit dhe kane mbajtur lidhje pasi shtetasi Jani ka ardhur mer banim me qera ne Tirane, ne
kompleksin e banimit D.., ne katin e dyte, ku jetonte se bashku me shtetasen I.,.
Sipas deklaruesit ka qene fundi i muajit Prill te vitit 2016, kur e ka telefonuar shtetasi Jani
Alia nepermjet aplikacionit Viber, duke i kerkuar ndihme per nje automjet per te levizur.
Sipas Janit ai nuk mund te merrte mjetin ne emrin e tij, pasi e kam vendbanimin ne qytetin e
Tepelenes. Sipas deklaruesit duke u ndjere borxhli per shkak te respektit qe shtetasi Jani Alia
i kishte bere, pranoi ta blinte mjetin ne emrin e tij dhe e kane lene per tu takuar tek notere
Sh.Gj. Pas rreth 15 minutash eshte takuar me shtetasin Jani Alia tek notere e sipercituar dhe
firmosen noterine ku prezent sipas deklaruesit ishte ai, Jani Alia, I. dhe shitesi i makines.
Shtetasi Jani Alia i ka thene se nga frika qe kishte ngaqe i kishin bere edhe dy atentate me
pare dhe makina e tij BM X6 e bardhe njihej, donte te merrte nje makine per te levizur dhe
per te derguar te dashuren e tij tek lokali qe kishin tek Rruga e Elbasanit, i cili mesa i kujtohet
quhej A.. Sipas deklaruesit pasi bene noterine jane nisur me mjetin e shitesit te makines
per tek drejtoria e targave ku e targuan mjetin me targat AA 560 NX dhe paguan te gjitha
detyrimet. Ate dite pasi mbaruan letrat e mjetit makinen e ka mbajtur deklaruesi deri rreth
ores 20:00 te mbremjes. Rreth kesaj ore e ka derguar makinen shtetasit Jani Alia, tek
kompleksi i banimit D.. ku edhe banonte me qera pasi i telefonoi dhe i ka kerkuar mjetin.
Pasi ia ka dorezuar mjetin deklaruesi ka ikur ne shtepi. Pas ketij momenti deklaruesi me
shtetasin Jani Alia jane takuar edhe nje here, duhet te kete qene data 29.04.2016 poshte
pallatit te tij tek bar-kafe A... Sipas deklaruesit kjo dite ka qene dita kur ka takuar Janin
per here te fundit.
Sipas deklaruesit me date 01.05.2016, ka qene ne banese duke ngrene darke me te dashuren
dhe ka pare ne lajme n televizion qe ishte vrare shtetasi Elton Cica. Pas rreth 15 minutash e
ka telefonuar shtetasin Jani Alia ne aplikacionin Viber per ta pyetur por aparati i telefonit te
shtetasit Jani i dilte Offline.
Sipas deklaruesit qe nga data e ngjarjes deri ne momentin kur ne televizor ka dale emri i tij si
i perfshire ne ngjarje ka qene ne ankth per faktin se mos shtetasi Jani kishte perdorur ne
vrasjen e shtetasit Elton Cica, mjetin qe ishte ne pronesi te tij. Pasi ka dale emri i tij ne
televisor eshte perpjekur te kontaktonte me shtetasin Jani Alia, por nuk kam mundur.
Sipas deklaruesit ne lidhje me makinen tip Ford Focus me targa AA 560 NX, e ka pare
vetem kur kane shkuar tek drejtoria e targave pasi kur ishin tek noterja makina nuk ishte dhe
kane levizur nga noteria per tek targat me makinen e shitesit e cila ishte e markes Mercedez-
Benz, por me shume detaje nuk i kujtohen. Kur kane shkuar tek drejtoria e targave kane
pritur dhe i zoti i mjetit e ka sjelle makinen aty. Sipas deklaruesit te gjitha detyrimet e mjetit i
ka paguar shtetasi Jani Alia.

Nga pamjet filmike n momentin e ngjarjes, rezulton se:


Duke filluar nga ora 22.15-22.23
Ne bar-kafene hyn nje person me kapele ne koke, i cili drejtohet per nga tavolina ku jane ulur
kater persona e sipercituar te vendosur ne pozicionet e sipercituara.
Personi me kapele qellon me arme zjarri pistolete ne drejtim te shtetasit Elton Cica, i cili
vazhdon te jete i ulur ne krah te shtetasit Alban Trimi dhe me fytyre nga fokusi i kameres.
Ai del nga bar-kafe me vrap dhe largohet autori qe qelloi me arme zjarri.
Ne monitor dallohet se shtetasi Elton Cica rrezohet mbi divanin ku ishte ulur pak me pare,
ndersa shtetasi Redjan Rraja, ndjekur me shikim nga shtetasi Alban Trimit, merr nga canta e
shtetasit Elton Cica nje send, qe duket si arme zjarri pistolete dhe me te ne doren e djathte
niset per te dale nga dera e bar-kafese lokalit, duke u paraprire ne kete levizje nga shtetasi
Alban Trimi.
Nga dera e bar-kafese del shtetasi Alban Trimi dhe vrapon ne pjesen e jashtme te bar-kafese
per nga e majta e tij, e majta e monitorit, dhe kthehet serisht me vrap brenda ne lokal.
Shtetasi Redjan Rraja kthehet serish ne ambientet e brendshme te bar-kafese me armen e
zjarrit pistolete ne dore, ulet ne anen e tij te majte, ku me pare ishte ulur shtetasi Alban Trimi
dhe nderkohe duket se ne duar para mbi preher, mban ende sendin si arme zjarri pistolete te
cilin me pas e le diku ne krahun e tij te majte ne nje vend ku kendi i fokusimit te kameres nuk
rregjistron. Me pas shtetasi Redjan kap me te dy duart viktimen Elton Cica dhe mundohet ta
ule ne dysheme, por nuk ia arrin dot i vetem dhe ne ndihme i shkon shtetasi Alban Trimi i cili
ne kete moment ka hyre serish brenda ne lokal. Te dy shtetasit e sipercituar e ulin viktimen
ne dyshemen e lokalit me shpine mbi pallaka dhe koke nga banaku i lokalit. Pas kryerjes te
ketij veprimi shtetasi Alban Trimi shkon tek tavolina ku ishin ulur, merr disa sende nga aty
dhe i vendos ne xhepin e majte te pantallonave dhe del nga dera ne krah te majte te banakut
dhe kthehet serish ne lokal. Ne kete moment dallohet se ne xhepin e djathte te pantallonave
ka nje celular ngjyre te zeze. Me pas shtetasi Alban Trimi shkon tek vendi ku pak me pare
shtetasi Redjan Rraja la sendin si arme zjarri pistolete, e merr ate dhe e kalon ne pjesen para
brezit nga perpara dhe me doren e djathte e fut ne pjesen e pasme te brezit nga e djathta duke
perdorur edhe doren e majte per ta sistemuar ne brezin e pantallonave nga pas.
Shtetasi Alban Trimi, pasi del del nga lokali ku pak me pare ka marre sendin si arme zjarri
pistolete, duke folur ne telefon drejtohet per nga ana e djathte e lokalit ne sheshin para tij.
Pasi ben nje xhiro duke folur dhe levizur jashte oborrit te lokalit, jashte fokusimit te
kamerave, kthehet nga dera e jashtme perballe deres se lokalit dhe hyn serish ne lokal duke
folur ne telefonin e tij. Keto veprime zgjasin deri ne oren 22:19:17 minuta ose 45 sekonda
jashte fokusimit te kamerave.
Para lokalit ka mberritur ekipi i sherbimit te urgjences, ku ne kohen qe ekipi i sherbimit te
urgjences hyn ne lokal ne vendin e ngjarjes shtetasi Alban Trimi ndihmon shtetasin Redjan
Rraja per te ngritur viktimen. Shtetasi Alban Trimi shikohet qe bashke me nje punonjes te
ekipit te sherbimit te urgjences, shtetasin Redjan Rraja dhe nje person te trete trasportojne
viktimen ne drejtim te oborrit te jashtem te lokalit, ndersa punonjesi i policise me uniforme
qendron tek shkallet e lokalit ne hyrje.
Ne vendin e ngjarjes mberrijne forca te tjera te sherbimeve te policise, te cilat bejne rrethimin
e vendit te ngjarjes me shirita policore.
Shtetasi Alban Trimi kthehet nga trasporti i te demtuarit me arme zjarri dhe nga pjesa para
lokalit futet drejt hyrjes se lokalit.
Ne lokal hyn nje punonjes policie me uniforme dhe bashke me te edhe dy shtetas dhe shtetasi
Alban Trimi.
Shtetasi Alban Trimi hyn ne vendin e ngjarjes ku kane mberitur edhe punonjesit e policise me
uniforme, vesh xhupin e tij dhe me pas komunikon me telefonin e tij qe e mban ne veshin e
majte me doren e majte.
Shtetasi Alban Trimi, ka nen sqetull nje cante, te cilen e mori tek vendi ku ishte ulur me pare,
shkon mbi vendin ku me pare ishte ulur viktima dhe merr nga divani canten te cilen e la ne
kete vend qe ne fillim kur u ul viktima. Pastaj perkulet mbi dysheme ne vendin qe perkon me
pjesen ku personi qe u qellua kishte kembet e tij kur ishte i ulur dhe me doren e djathte nga
dyshemeja merr nje sende te zi qe duket si aparat celular. Pastaj merr edhe nje send tjeter te zi
si aparat celular ne pjesen e tavolines ku ishte ulur ai vete dhe personi qe ishte ne krahun e
majte te tij.
Pasi ka kryer veprimet e mesiperm, shtetasi Alban Trimi del nga vendi i ngjarjes.
Shtetasi Alban Trimi shikohet duke dale tek shkallet e jashtme te lokalit me canten e viktimes
nen sqetullen e tij te majte ne prani te punonjesve te policise, por pas pak kthehet serisht dhe
futet edhe nje here ne drejtim te shkalleve dhe pastaj kthehet e leviz neper oborr per ne
drejtim nga rruga ku kamera nuk ka fokusim.
Shtetasi Alban Trimi largohet me gjithe canten dhe sendet e tjera te viktimes qe mori ne lokal
duke kaluar nga pjesa e perparme e oborrit te lokalit drejt rruges qe eshte jashte fokusit te
kamerave te lokalit dhe nuk ka pamje video.
Shtetasi Alban Trimi kthehet serish ne oborrin e lokalit pa canten e madhe me sendet
personale te viktimes, por vetem me nje ante te vogel nen sqetull dhe hyn prape ne lokal.
Shtetasi Alban Trimi futet serish ne lokal duke folur ne telefon. Me pas duke vazhduar
biseden ne telefon hyn ne brendesi te lokalit, kontrollon edhe nje here ambientin e vendit te
ngjarjes, perkulet nga e djathta e lokalit ku nuk fokusohet kamera, merr me te djathten e tij
nje send qe duket si cante dore me rrip dhe e zhvendos ne ambientin perballe nga e majta e
lokalit.
Nga kryerja e veprimeve hetimore ka rezultuar se ne momentin qe shtetasi Alban Trimi eshte
paraqitur ne Drejtorine e Policise Vendore Tirane ka dhene deklarimet e tij ne lidhje me kete
ngjarje si dhe ka dorezuar nje cante me disa sende te viktimes, te cilat jane sekuestruar ne
cilesine e provave materiale, ku mungonin aparate te telefonise celulare dhe arma e zjarrit
pistolete qe duket qe te ishte ne vendngjarje.
Ne lidhje me veprimet e kryera nga shtetasi Redjan Rraja ne vendin e ngjarjes ne lidhje me
armen e zjarrit pistolete dhe aparatin te telefonise celulare te cilet dyshohen te jene mbajtur
nga viktima rezulton se fillimisht ky shtetas ka mohuar tia kete marre viktimes, por me pas
gjate pyetjes se tij ne cilesine e personit nen hetim ai ka pranuar faktin qe ia ka marre armen e
zjarit pistolete viktims por, sipas tij, kete arme ai e ka lene perseri ne vendin e ngjarjes.

S-ar putea să vă placă și