Sunteți pe pagina 1din 6

REPUBLIKA E SHQIPERISE

GJYKATA E RRETHIT GJYQESOR


MAT
_____________________________________________________________
NR. Nr.94
Vendimi
Date.12.05.2016 Date.20.09.2016

VENDIM
" NE EMER TE REPUBLIKES "
Gjykata e Rrethit Gjyqesor Mat e formuar nga :
Ali Koleci - Kryesues
Alfred Gjoni -Anetar
Ded Miri -Anetar

Me sekretare gjyqsore Jonila Vata ne Burrel, me


date 20.09.2016perfundoi shqyrtimin gjyqesor me dyer te hapura te eshtjes penale me :

Te Pandehur :Gentian Doda , i biri Ahmetit dhe i Bukurijes i datelindjes


11.09.1978 lindur dhe banues ne Burrel te rrethit Mat Beqar , me
kombesi e shtetesi shqiptare, i denuar ne burg ne I.E.V.P
Fushe-Kruje. Perfaqesuar ne gjykim nga Av.Suzana Pasha dhe Ilirjan
Dyzeni te zgjedhur prej tij.

Akuzuar: Se ka kryer vepren penale te Vrasjes me paramendim dhe Mbajtes pa


leje te armeve luftarake parashikuar nga nenet 78 e 278/2 Kodit Penal.

Gjykata si eli seancen gjyqesore, shqyrtoi ne fillim kerkesen e te pandehurit dhe


avokateve te tij per te proeduar me gjykim te shkurtuar, si mori mendimin e prokurorit i cili qe
dakort ti pranohej kerkesa te pandehurit per te prceduar me gjykim te
shkurtuar gjykata procedoi me gjykim te shkurtuar, si administroi ne cilesine e proves te gjitha
aktet qe ndodheshin ne dosje, degjoi ne perfundim prokurorin i cili kerkoi deklarimin fajtor te
pandehurit Gentian Doda per vepren penale te Vrasjes me paramendim parashikuar nga neni
78 K.Penal dhe ne baze te kesaj dispozite denimin e tij me 20(njezet) vite burgim.Vuajta e
denimit te kryeht ne burg te sigurise se larte.Shpenzimet gjyqesore ne ngarkim te pandehurit.
Degjoi ne perfundim avokatet e te pandehurit Gentian Doda te cilet te cilet kerkuan dhenjes
se faktit nje percaktim te ri , dhe si administroi aktet ne dosje ;
VEREN SE

Prokuroria e Rrethit Gjyqesor Mat ka sjelle per gjykim me date 04.04.2000 proedimin penal
nr.133 te vitit 1997 ne ngarkim te te pandehurit Gentian Doda i akuzuar per vepren penale te
Vrasjes me paramendim dhe te Mbajtes pa leje te armeve luftarake parashikuar nga nenet
78 e 278/2 Kodit Penal, gjykim i cili eshte zhvilluar ne mungese te pandehurit Gentian Doda
nga Gjykata e Rrethit Gjyqesor Mat ku me vendimin e saj nr .41 date 26.04.2001 ka vendosur
Deklarimin fajtor t t pandehurit Gentian Doda pr veprn penale Vrasje me paramendim, t
parashikuar nga neni 78 i Kodit Penal dhe e dnon at me 20 vjet burgim.Deklarimin fajtor t t
pandehurit Gentian Doda pr kryerjen e veprs penale Mbajtje pa leje t armve luftarake, t
parashikuar nga neni 278/2 i Kodit Penal dhe e dnon me 1 (nj) vit burgim. N bashkim t
dnimeve, n zbatim t nenit 55/1 t Kodit Penal, e dnon t pandehurin Gentian Doda
prfundimisht me 20 vjet burgim..

Gjykata e Apelit Tiran, me vendimin nr.317, dat 29.06.2001, ka vendosur: Mospranimin e


ankimit ndaj vendimit penal nr.41, dat 26.04.2001 t Gjykats s Rrethit Gjyqsor Mat..

Gjykata e Apelit Tiran, me vendimin nr.38, dat 06.02.2002, ka vendosur: Lnien n fuqi t
vendimit nr.21, dat 26.01.2001 t Gjykats s Rrethit Gjyqsor Mat..

Kolegji Penal i Gjykats s Lart, me vendimin nr.471, dat 26.07.2002, ka vendosur:


Mospranimin e rekursit t paraqitur nga i gjykuari Gentian Doda..

Pas ekstradimit t tij n Shqipri krkuesi i sht drejtuar gjykats me krkes pr rivendosjen
n afat t s drejts s ankimit kundr vendimeve t dhna n munges t tij. Gjykata e Rrethit
Gjyqsor Mat, me vendimin nr.03/60, dat 29.04.2013, ka vendosur: T pranoj krkesn e t
gjykuarit Gentian Doda pr t br rekurs kundr vendimit nr.38, dat 26.02.2002 t Gjykats
Apelit Tiran, i cili ka ln n fuqi vendimin nr.41, dat 26.01.2001 t Gjykats s Rrethit
Gjyqsor Mat..

Kolegji Penal i Gjykats s Lart, me vendimin nr.00-2014-764, dat 15.05.2014, ka vendosur:


Mospranimin e rekursit t ushtruar nga i gjykuari kundr vendimit nr.38, dat 06.02.2002 t
Gjykats s Apelit Tiran..

Krkuesi i sht drejtuar srish Gjykats s Lart me krkes pr rishikim t vendimit t forms
s prer nr.21, dat 26.01.2001 t Gjykats s Rrethit Gjyqsor Mat.

Kolegji Penal i Gjykats s Lart, me vendimin nr.00-2014-1772, dat 01.10.2014, ka vendosur:


Mospranimin e krkess pr rishikim..
Gjykata Kushtetuese me vendimin e saj nr .70 date 17.11.2015 ka vendosur ; - Pranimin
pjesrisht t krkess.- Shfuqizimin si t papajtueshm me Kushtetutn e Republiks s
Shqipris t vendimit nr.00-2014-1772, dat 01.10.2014 t Kolegjit Penal t Gjykats s Lart. -
Drgimin e shtjes pr rishqyrtim n Gjykatn e Lart. Ky vendim sht prfundimtar, i forms
s prer dhe hyn n fuqi ditn e botimit n Fletoren Zyrtare.

Kolegji Penal i Gjykates se Larte me vendimin e saj nr.00-2016-338 i vendimit (24) date
24.02.2016 ka vendosur :-Pranimin e kerkeses per rishikim te kerkuesit Gentian Doda.-Prishjen e
vendimit nr .41 ,date 26.01.2001 te Gjykates se Rrethit Gjyqesor Mat ,vendimit nr.38 date
06.02.2002 te Gjykates se Apelit Tirane dhe vendimit nr.471 date 26.07.2002 te Gjykates se
Larte dhe dergimin e akteve per rigjykim ne Gjykaten e Rrethit Gjyqesor Mat,me trup tjeter
gjykues.

Ne rigjykimin e ceshtjes i pandehuri dhe Avokati i tij kerkuan te procedohet me gjykim te


shkurtuar ,gjykata pasi mori dhe mendimin e prokurorit I cili ishte dakort qe ti pranohej kerkesa
dhe te procedohej me gjykim te shkurtuar ,gjykata pranoj kerkesen per te proceduar me gjykim te
shkurtuar pasi administroi me cilesine e proves te gjitha aktet qe ndodheshin ne dosje rezultoi
se:Mbi baze materiali nee vendngjarje te referuar nga policia gjyqesore e Komisariatit Policise
Mat, Prokuroria e Rethit Gjyqesor Mat, me daten 27.10.1997, ka regjistruar procedimin penal nr.
133, per vepren penale te "Vrasjes me paramendim"dhe te "Mbajtjes pa leje te armeve luftarake"
parashikuar nga neni 78 e 278/2 te K..Penal, ne ngarkim te pandehurit Gentian Doda pasi me
date 27.10.1997 rreth ores 11.30 minuta ne qender te qytetit Burrel ne afersi te tunelit qe te con
tek ndermarrja elektriku eshte vrare me arme zjarri shtetasi Gazmir Dedja si dhe shtetasi Asllan
Gjoka.Nga hetimi i ceshtjes dhe provat e administruara ne seance gjyqesore ka rezultuar se:Me
date 27.10.1997 rreth ores 11.30' viktima Gazmir Dedja ishte duke bere shetitje ne qytetin e
Burrelit se bashku me disa te njohur te tij, ne afersi te gjimnazit te qytetit u takua me vellain e tij
Halit Dedja dhe pasi biseduan u ndane pak metra large njeri - tjetrit.Gjate bisedes shtetasi Halit
Dedja i ka thene te vellait (viktimes) Gazmir Dedja se nje makine e markes benz me targa DR
po vjen verdalle dhe ki kujdes, pak caste me vone ne vendin e quajtur Tuneli" ne qender te
qytetit Burrel nje makine me disa persona ne te ne nje distance te afert rreth 10 metra i ka
thirrur viktimes dy here: "O Gaz, o Gaz" dhe viktima sap eshte kthyer nga drejtimi nga vinte
zeri eshte qelluar me marme automatik me bresheri nga nje perosn qe ndodhej ne makine.Po
keshtu ne kete ngjarje eshte plagosur dhe me pas ka gjetur vdekjen dhe i quajtur Asllan Gjoka.
Makinat me personat pas kryerjes se krimit eshte larguar ne thellesi te tunelit dhe eshte larguar
ne drejtim te stadiumit te qytetit Burrel. Mbasi eshte qelluar viktima, Gazmir Dedja ka thirrur:
"Me vrane o Halit". Menjehere ne vendngjarje shkon vellai i viktimes'Halit Dedja per t'i dhene
ndihmen e pare viktimes Gazmir Dedja. duke e derguar menjehere ne spitalin e qytetit Burrel.
Mbasi shkoi ne spital viktima pas disa oresh dhe deri sa vdiq (2 dite ka jetuar) ishte ne gjendje te
fliste per ngjarjen e ndodhur dhe ngjarjen e ka treguar pjesetareve te familjes dhe njerezve te
aferm te tij.
Rezulton se menjehere ne vendin e ngjarjes ka shkuar grupi hetimor i cili ka kryer veprimet
proceduriale, si procesverbalin e kqyrjes se vendit te ngjajres, skicen e vendit te ngjarjes, kqyrjen
e kufomes se shtetasit Asllan Gjoka, vendim per kryerjen e ekspertimit mjeko -ligjor. raport
sherbimi per ngjarjen. si dhe marre kallezim dhe deklarime personave qe tregojne rrethana te
dobishme hetimi.

Sipas aktit mjeko - ligjor nr.62 date 27.10.1997 mbi ekzaminimin e shtetasir Gazmir Dedja eshte
arritur ne konkluzionin se tek shtetasi Gazmir Dedja konstatohen, plage, thyerje me
karakteristkat e pershkruara ne akt. Keto demtime jane shkatuar me arme zjarri. (Demtimet e
konstatuara tek shtetasi Gazmir Dedja hyjne ne kategorine e atyre te renda plagosjeve te renda).
Por sipas deshmitareve dhe akteve proceduriale pas dy diteve viktima Gazmir Dedja ka gjetur
vdekjen .

Ne kqyrjen e kufomes se shtetasit Asllan Gjoka, date 27.10.1997 duke u mbeshtetur ne rrethanat
e ngjarjes ne demtimet e shkaktuara tek viktima Asllan Gjoka eshte arritur ne konkluzionin se,
tek viktima Asllan Gjoka verehen demtime/plage te shkaktuar me arme zjarri. Shkaku i vdekjes
se shtetasit Asllan Gjoka eshte shoku i rende traumatik e hemoragjik.

Ndersa ne lidhje me ngjarjen jane marre ne pyetje nga prokurori dhe jane pyetur si persona qe
tregojne rrethanat e hetimit familjaret e viktimes Gazmir Dedja, si vellai i tij Halit Dedja (i vrare
pas disa viteve), babai Fehmi Dedja (i vrare pas ngjarjes ) ish bashkeshortja Hajrie Dedja dhe e
ema Xhevrie Dedja.

Rezultoi ne gjykim nga tersia e akteve shkresore te cilat u administruan me cilesin e proves ne
sEance gjyqesore sic jane dhe deklarimet e shtetasve Halit Dedja, Fehmi Dedja, Hajrie Dedja
,Xhevrie Dedja.

Keshtu I ndjeri Femi Dedja ne dekarimin e tij ne prokurori ka deklaruar se me date


27.10.1998 kam qene ne Kantjerin e Zenishtit. Rreth ores 11 e 30 minuta ka ardhur shtetasi
Arben Hajri dhe me ka thene se eshte plagosuar Gazi. Kam shkuar menjehere tek spitali dhe e
kam gjetur ne salle te operacionit. Ne fillim kam takur Gezim Dedja dhe Halit Dedja djemte e
mij. E pyeta Halitin kush e ka vra . Me tha se ka qene Gentian Doda, dhe tek tuneli me thirri o
Gaz o Gaz , pasi jam kthyer me ka gjuajtur direkt. Gazi nuk ka patur asnje problem me asnje
njeri. Gazi ne spital ka biseduar me pjesetaret e shtepise.

. Deklaruesja Hajrie Dedja ne deklarimin e saj ne prokurori me date 27.02.1998 ka


deklaruar se me date 27.10.1997 isha ne shtepi, Me erdhi motra e Gazit rreth ores 11 e 30
minuta, dhe me tha qe eshte plagosuar Gazi. Vajta te spitali ishte ne salle. Jam larguar nga
spitali ne shtepi dhe rreth ores 04 te mengjesit kam ikur ne spital. Gazi Fliste E kam pyetur se
kush te ka gjuajtur me tha se me ka gjujtur Gentijan Doda. Une kam biseduar me Gazin se mos
ka patur ndonje problem me te dhe ai me ka sqaruar se nuk kam patur asnje ngaterrese.
Deklaruesja Xhevrije Dedja nenea e viktimes e pyetur me date me cilesine e personit qe
tregojne rrethana hetimi, perpara Prokurorise Mat, ka deklaruar se; E kam pyetur se kush te ka
gjuajtur me tha se me ka gjujtur Gentijan Doda. Une kam biseduar me Gazin se mos ka patur
ndonje problem me te dhe ai me ka sqaruar se nuk kam patur asnje ngaterrese.

Deklaruesi i ndjeri Halit Dedja, vellai i te ndjerit Gazmir Dedja i pyetur me date
12.02.1998 me cilesine e personit qe tregojne rrethana hetimi, perpara Prokurorise Mat, ka
deklaruar se: Diten e ngjarjes paradite vellai im Gazmir gjate ecjes ne kembe, nje makine me
ngjyre jeshile, tip BENZ me targe DR me shofer Ergels Kaziu, dhe me personat, Fal Kola,
Gentjan Doda, Fatos Neli i kane qarkulluar afer.

I thashe te kete kujdes. Une isha tek lokali me Ylli Gjoken duke biseduar, nderkoh kam
pare Gazin duke ardhur afer tunelit dhe po fliste me Ramazan Cenin e nja dy te tjere. Sapo Gazi
kaloi tunelin rreth 2 metra del Gentian Doda me automatik ne dore dhe gjuan ne drejtim te Gazit.
Gazi tha me vrane o Halit, pak me lart u vra dhe nje shtetas tjeter, Gentjanin qe une e njoh
shume mire dhe kam lidhje miqesore me te ka gjuajtur dhe eshte larguar nepermjet tunelit. Mora
Gazin dhe e ova ne spital dhe ai ka vdekur pas tre ditesh.

Me Gazin kane folur dhe gjithe pjesetaret e familjes, nena ime Xhevrije Dedja, babai im
Femi Dedja , velli im Gezim Dedja, nusja e Gazit, Hajrie Dedja te cilet kane dijeni.

Bazuar ne faktet e mesiperme , tregohet qarte se i ndjeri Gazmir Dedja eshte mare i
plagosur nga vellai i tij Halit Dedja dhe eshte derguar ne spitalin Burrel, dhe eshte ky personi i
pare qe ka kontaktuar me te si dhe ka pare dhe vete ngjarjen sipas deklarimit te tij te cituar me
lart.

Rezulton e provuar se viktima Gazmir Dedja ka shkuar i plagosur rende ne spital me koshience
dhe ju ka treguar njerzve te tyre te gjithe mekanizmin e ngjarjes.

Ne aktin e ekspertimit mjeko ligjore nr.62 date 27.10.1997 per ekzamimin e viktimes Gazmir
Dedja thuhet se : demtimet e konstatuare tek viktima Gazmir Dedja hyjne ne kadegorine e
palgosjes se rende.Rezulton e provuar se viktima Gazmir Dedja ka vdekur pas 2 (dy)ditesh ne
spital.

Bazuar ne tersine e provave te administruar ne seance gjyqesore ,nuk rezulton e vertete


pretendimi i mbrojtjes se te pandehurit ,se i pandehuri nuk e ka kryer vepren penale.Nisur nga
mekanizmi i ngjarjes si dhe deklarimet e personave qe kane dijeni per ngjarjen viktima dhe i
pandehuri nuk kane patur konflikt te meparshem dhe nuk rezulton ndonje fakt qe vrasja te jete
kryer me paramendim ,por provohet qe autori i ngjarjes ku ka mbetur i plagosur rende Gazmir
Dedja ku me vone ka vdekur eshte i pandehuri Gentian Doda.

Bazuar ne tersine e provave te administruar ne seance gjyqesore gjykata cmon se ,vepra penale e
kryer nga i pandehuri duhet ti jepet nje kualifikim i ri ligjore nga i qe i ka dhene prokurori.
Ne rastin konkret gjykata cmon se ndodhemi perpara veprese penale te Plagosjes se rende me
dashje me pasoje vdekjen te parashikuar nga neni 88/2 K.Penal , kjo per faktin se ne asnje nga
deklarimet e deshmitarve te aferm te viktimes nuk provohet qe midis te pandehurit dhe viktimes
te kete patur konflikte para kesaj ngjarje, c`ka do te conte ne akuzen e vrasjes me paramendim.
Veprimet e te pandehurit plotesojne elementet e vepres penale te Plagosjes se rende me pasoj
vdekjen te parashikuar nga neni 88/2 ,ashtu sic eshte percaktau ne aktin e ekspertimit mjeko
ligjore nr.62 date 27.10.1997 ku percaktohet se demtimet e konstatuar tek shtetasi (viktima )
Gazmir Dedja hyjne hyjne ne kadegorine e palgosjes se rende dh pere kete veper i pandehuri
Gentian Doda ku per kete duhet te deklarohet fajtor dhe te denohet .

Per sa i perket akuzes se arme mbajtes pa leje i pandehuri nuk duhet te denohet pasi kjo veper
eshte amnistuar ne amnistit e dhena ne vitet pas ngjarjes si dhe per faktin se me shkresen
nr.237/7 date 09.07.2012. Ministria e Drejtesise ka informuar se, autoritetet Amerikane te
drejtesise kane komunikuar miratimin e ekstradimit, te shtetasit shqiptar Gentian Doda.
Departamenti Amerikan ka komunikuar vendimin per miratimin e dorezimit vetem per akuzen e
vepres penale te " Vrasjes me paramendim''. Departamenti informon gjithshtu Ambasaden se
ekstradimi i Gentian Doda eshte aprovuar vetem mbi akuzen e vrasjes me paramendim.
Ekstradimi nuk eshte aprovuar mbi akuzen e armembajtjes pa leje.

Ne llojin dhe masen e denimit per te pandehurin Gentian Doda gjykata mban parasyshe
rrezikshmerine shoqerore te vepres dhe te autorit ,kohen e gjate te kryerjs se vepres me kohen e
gjykimit ,si dhe te gjitha rrethanat e ceshtjes te marra ne unitet.

VENDOSI
Te beje ndryshimin e kualifikimit ligjor te akuzes penale per te pandehurin Gentian
Doda nga vepra penale "Vrasje me paramendim" parashikuar nga neni 78 i Kodit Penal ne
vepren penale te "Plagosjes se rende me dashje" me pasoje vdekjen parashikuar nga neni
88/2 Kodit Penal dhe ne baze te kesaj dispozite e denon me 12 vite burgim.
-Ne aplikim te neit 406 te K.Pr.Penale gjykata ul 1/3 e denimit duke e denuar
perfundimisht te pandehurin Gentian Doda me 8(tete) vite burgim.
-Vuajtja e denimit te filloje nga dita e arrestimit per kete proedim .
-Denimi te kryhet ne burg te sigurise se zakonshme..
-Shpenzimet proedurale ne ngarkim te pandehurit.
-Kunder ketij vendimi lejohet ankim ne Gjykaten e Apelit Tirane brenda 10 diteve.
U shpall ne Burrel ,me 20.09.2016

Anetar Anetar Kryes


Alfred Gjoni Ded Miri Ali Koleci

Sekretare
Jonila Vata

S-ar putea să vă placă și